Karl Marks

 

Paga, Ēmimi dhe Fitimi

 

 


Publikimi i parė: Referat i lexuar nga K. Marks mė 20 dhe 27 qershor 1865 nė mbledhjet e Kėshillit tė Pėrgjithėshėm tė Shoqatės Ndėrkombėtare tė Punėtorėve. Botuar pėr herė tė parė si broshurė e veēantė me titull “Paga, ēmimi dhe fitimi” nė Londėr mė 1898.
Burimi i tekstit:  Karl Marks, Paga, Ēmimi dhe Fitimi. Rilindja. Redaksia e botimeve,  Prishtinė, 1973.
Transkriptuar nga: Lisjan Perolli, 2022.
Publikuar nė marxists.org nė: 5 janar 2023.


 

 

[VĖREJTJE PARAPRAKE]

 

Qytetarė,

Para se tė kaloj nė thelbin e ēėshtjes, mė lejoni, tė bėj disa vėrejtje paraprake.

Tani nė kontinent mbretėron njė epidemi e vėrtetė grevash dhe kėrkesa pėr shtimin e pagės ėshtė bėrė e pėrgjithėshme. Kjo ēėshtje do tė shqyrtohet nė kongresin tonė. Ju, qė jeni nė krye tė Shoqatės Ndėrkombėtare, nė lidhje me kėtė ēėshtje duhet tė keni njė pikėpamje tė pėrcaktuar nė mėnyrė pėrfundimtare. Prandaj unė e quaj pėr detyrė qė kėtė ēėshtje ta shqyrtoj nga themeli, bile edhe po qe se ėshtė rrezik qė durimi juaj t'i nėnshtrohet njė prove tė ashpėr.

Vėrejtjen e dytė paraprake duhet ta bėj nė lidhje me qytetarin Ueston. Ai, duke kujtuar, se vepron nė interes tė klasės punėtore, jo vetėm qė parashtroi pėrpara jush, por edhe mbrojti botėrisht pikėpamje, tė cilat, siē e di edhe ai vetė, nė radhėt e klasės punėtore nuk gėzojnė asnjė pėrkrahje[1]. Pėr ēfaqjen e njė guximi tė tillė moral cilido prej nesh duhet tė ketė njė respekt tė thellė. Me gjithė tonin e ashpėr tė referatit tim, unė shpresoj, se pas mbarimit tė tij qytetari Ueston do tė shohė, qė unė jam i njė mejtimi me idenė e drejtė, qė, siē mė duket mua, pėrbėn bazėn e tezave tė tij, tė cilat nė formėn e tyre tė tanishme unė i quaj teorikisht tė gabuara dhe praktikisht tė rrezikshme.

Tani do tė kaloj drejtpėrdrejt nė ēėshtjen, qė ne duhet tė shqyrtojmė.

 

 

 

1.

[PRODHIMI DHE PAGA]

 

Nė fakt, argumentimi i qytetarit Veston mbėshtetet mbi dy premisa:

1) se masa e produktit kombėtar ėshtė diēka e pandryshueshme, ėshtė njė sasi e pėrherėshme, ose njė madhėsi e pėrherėshme, siē do ta quante matematisieni.

2) se shuma e pagės reale, d.m.th. e pagės, e cila matet me sasinė e mallrave, qė mund tė blehen me 'tė, ėshtė njė shumė e pandryshueshme, ėshtė njė madhėsi e pėrherėshme.

Por duket sheshit, se pohimi i tij i parė ėshtė i gabuar. Ju mund tė bindeni, se nga viti nė vit rriten vlera, masa e produktit dhe forcat prodhuese tė punės kombėtare, ndėrsa shuma e parave, qė duhen pėr qarkullimin e kėtij produkti, qė shtohet, ndryshon pa rreshtur. Ajo, qė ėshtė e vėrtetė pėr tė gjithė vitin dhe pėr vjet tė ndryshėm, tė krahasuar me njėri tjetrin, ajo ėshtė e vėrtetė edhe pėr ēdo ditė mesatare nė vit. Shuma, ose madhėsija e produktit kombėtar ndryshon pa rreshtur. Ajo nuk ėshtė njė madhėsi e pėrherėshme, por njė madhėsi e ndryshueshme, dhe - edhe po tė lėmė mėnjanė ndryshimin nė sasinė e popullsisė, — ajo duhet tė jetė njė madhėsi e ndryshme pėr shkak tė ndryshimeve tė parreshtura nė akumulimin e kapitalit dhe nė forcat prodhuese tė punės. Ėshtė krejt e vėrtetė, se, po tė bėhej nė njė ditė ngritja e nivelit tė pėrgjithėshėm tė pagės, kjo ngritje nė vetėvehte, cilatdo qė tė ishin pasojat e saj tė mėpastajme, drejtpėrdrejt nuk do ta ndryshonte sasinė e produktit. Nė ditėt e para, ajo do tė nisej nga gjėndja egzistuese e sendeve. Por, nė qoftė se produkti kombėtar ishte njė madhėsi e ndryshueshme dhe jo e pėrherėshme, pėrpara ngritjes sė pagės, atėherė ai do tė mbetet i ndryshueshėm dhe jo i pėrherėshėm edhe pas kėsaj ngritjeje.

Por le ta zėmė, se produkti kombėtar nuk ėshtė njė madhėsi e ndryshueshme, por njė madhėsi e pėrherėshme. Edhe nė kėtė rast ajo, qė miku ynė Ueston e quan konkluzion Ilogjik, do tė mbetej vetėm njė pohim i thatė. Kur kemi njė numėr tė caktuar, ta zėmė 8, kufijt absolutė tė kėtij numuri nuk i pengojnė pjesėt e tij qė tė ndryshojnė kufijt e tyre relativė. Po qe se fitimi ėshtė barazi me 6, dhe paga 2, paga mund tė rritet deri mė 6, dhe fitimi tė zbresė deri mė 2, dhe megjithatė shuma e pėrgjithėshme tė mbetet barazi me 8. Kėshtu fakti, se sasija e produktit mbetet e pandryshueshme, nuk mund tė dėshmojė nė asnjė mėnyrė, se mbetet e pandryshueshme edhe shuma e pagės. Po si e vėrteton nė kėtė rast miku ynė Ueston, se shuma e pagės rnbetet e pandryshueshme? Ai vetėm e thotė kėtė.

Por edhe sikur ta zėmė, se thėnia e tij ėshtė e drejtė, atėherė ajo duhet 'tė jetė e vėrtetė nė tė dy drejtimet, ndėrsa z. Ueston e detyron atė tė veprojė vetėm nė njė drejtim, Nė qoftė se shuma e pagės ėshtė njė madhėsi e pėrherėshrne, atėhere atė nuk mund as ta ngresh, as ta ulėsh, Pra, nė qoftė se punėtorėt, kur kėrkojnė ngritjen e pėrkohėshme tė pagės, nuk veprojnė drejt, gjithashtu nuk veprojnė drejt as kapitalistėt, kur kėrkojnė uljen e pėrkohėshme tė pagės. Miku ynė Ueston nuk e mohon, se nė rrethana tė caktuara punėtorėt mund t'i detyrojnė kapitalistėt qė ta ngrenė pagėn; por, me qėnė se shuma e pagės pėr 'tė ėshtė njė madhėsi e caktuar prej natyre, pas ngritjes sė pagės, sipas mendimit tė tij, duhet tė kemi njė reaksion. Por, nga ana tjetėr, ai e di gjithashtu, se kapitalistėt mund tė bėjnė me forcė uljen e pagės, dhe nė tė vėrtetė ata vazhdimisht pėrpiqen ta bėjnė kete. Sipas parimit, se paga ėshtė e pėrherėshme, edhe nė kėtė rast duhet tė kemi njė reaksion nė njė masė jo mė tė vogėl, se nė rastin e mėparėshėm. Pra, duke vepruar kundėr pėrpjekjeve pėr ta ulur pagėn ose kundėr uljes sė pagės, qė nė fakt ėshtė kryer, punėtorėt veprojnė drejt. Pra, ata veprojnė drejt edhe atėherė, kur kėrkojnė ngritjen e pagės, sepse ēdo veprim kundėr uljes sė pagės, qė nė fakt ėshtė kryer, punėgėn. Pra, sipas parimit, se paga ėshtė e pėrherėshme, tė cilin e paraqiti vetė qytetari Ueston, punėtorėt nė rrethana tė caktuara duhet tė bashkohen dhe tė luftojnė pėr ngritjen e pagės.

Nė qoftė se qytetari Ueston e hedh poshtė kete konkluzion, atėhere ai duhet tė heqė dorė edhe nga premisa, prej sė cilės del ky konkluzion. Nė kėtė rast ai nuk duhet tė thotė, se shuma e pagės ėshtė njė madhėsi e pėrherėshme, por se ajo, ndonse nuk mund dhe nuk duhet tė ngrihet, mund dhe duhet tė bjerė sa herė qė kapitalit t'i leverdisė ta ulė atė. Nė qoftė se kapitalisti do t'i pėlqejė t'ju ushqejė jo me mish, por me patate, jo me grurė, por me thekėr, ju duhet qė ta pranoni vullnetin e tij si njė ligj tė ekonomisė politike dhe t'i nėnshtroheni atij. Nė qoftė se nė njė vend niveli pagės ėshtė mė i lartė, se nė njė vend tjetėr, pėr shėmbull nė Shtetet e Bashkuara mė i lartė se nė Angli, ju duhet ta shpjegoni kėtė ndryshim tė nivelit tė pagės me ndryshimin midis dėshirės sė kapitalistit amerikan dhe dėshirės sė kapitalistit anglez, metodė, qė, sigurisht, do ta thjeshtėsonte shumė jo vetėm studimin e fenomeneve ekonomike, por dhe tė ēdo fenomeni tjetėr.

 Por edhe nė kėtė rast ne mund tė pyesnim: pse dėshira e kapitalistit amerikan ndryshon nga dėshira e kapitalistit anglez? Dhe pėr t'iu pėrgjegjur kėsaj pyetjeje, ne duhet tė dilnim nga fusha e dėshirės. Prifti mund tė thotė, se gjoja zoti do njė gjė nė Francė dhe njė gjė tjetėr nė Angli. Por, nė qoftė se unė do tė kėrkoj qė ai tė ma shpjegojė kėtė karakter tė dyfishtė tė dėshirės, ai mund tė ketė paturpėsinė tė mė pėrgjigjet, se zotit i pėlqen tė ketė njė dėshirė nė Francė dhe njė dėshirė tjetėr nė Angli. Po miku ynė Ueston, sigurisht, nuk do tė pėrdorė njė argumentim tė tillė, i cili mohon plotėsisht qdo arėsyetim tė shėndoshė.

Sigurisht, se kapitalisti dėshiron tė marrė sa mė shumė. Por detyra jonė nuk ėshtė qė tė flasim mbi dėshirat e tij, por qė tė analizojmė forcėn e tij, kufijt e kėsaj force dhe karakterin e kėtyre kufijve.

 

 

2.

[PRODHIMI, PAGA, FITIMI]

 

Idetė e referatit, qė na mbajti Ueston, mund tė pėrmblidheshin nė njė guaskė arre.

Tė gjitha arėsyetimet e tija pėrmblidhen kėshtu: nė qoftė se klasa punėtore do ta detyrojė klasėn e kapitalisteve qė t'i paguajnė asaj nė formėn e pagės netare 5 shilinga nė vend tė 4 shilingave, atėhere kapitalisti do t'u kthejė punėtorėve nė formė mallrash njė vlerė prej 4 shilingash nė vend tė njė vlere prej 5 shilingash. Nė kėtė rast, klasa punėtore do tė detyrohej tė paguante 5 shilinga pėr atė, qė, para se tė ngrihej paga, ajo e blente me 4 shilinga. Po pse duhet tė ndodhė kjo? Pse kapitalisti pėr 5 shilinga jep njė vlerė prej 4 shilingash? Sepse shuma e pagės ėshtė e caktuar fikse. Po pse ajo pėrcaktohet nga mallra me njė vlerė prej 4 shilingash? Dhe pse nuk pėrcaktohet nga mallra me njė vlerė prej 3 ose 2 shilingash ose nga ndonjė shumė tjetėr? Nė qoftė se kufijt e shumės sė pagės vendosen nga ndonjė ligj ekonomik, qė nuk varet as nga vullneti i kapitalistit, as nga vullneti i punėtorit, atėhere qytetari Ueston duhej, nė radhė tė parė, ta parashtronte kėtė ligj dhe ta provonte atė. Pastaj, ai duhej tė provonte, se shuma e pagės, qė paguhet pėr ēdo sasi kohe tė caktuar, i pėrgjigjet gjithėnjė pikė pėr pikė shumės sė domosdoshme tė pagės dhe kurrė nuk lėkundet rreth saj. Nga ana tjetėr, nė qoftė se kėta kufij tė shumės sė pagės varen vetėm nga vullneti i kapitalistit ose nga kufijt e lakmisė sė tij, atėhere kėta kufij janė arbitrarė, nė 'ta nuk ka asgjė tė domosdoshme, ata mund tė ndryshojnė me vullnetin e kapitalistit, dhe prandaj mund tė ndryshojnė dhe kundėr vullnetit tė tij.

Qytetari Ueston e ilustroi teorinė e tij me kėtė shėmbull: nė qoftė se nė njė ēanak ka njė sasi tė caktuar supe pėr t'u ngrėnė nga njė numur i caktuar personash, kjo sasi supe nuk mund tė shtohet, nė qoftė se lugėt do tė zmadhohen. Qytetari Veston le mos zemėrohet me mua pėr kėtė shėmbull, qė mua mė duket mjaft banal[2]. Ai, deri diku, mė kujtoi krahasimin, qė bėri Menenius Agrippa. Kur plebejtė romakė bėnė grevė kundėr patricėve romakė, patrici Agrippa u tha atyre, se barku i patricėve ushqen gjymtyrėt plebejane tė trupit tė shtetit. Por Agrippa nuk mundi tė provojė se si mund tė ushqehen gjymtyrėt e njė njeriu, duke mbushur barkun e tjetrit. Nga ana e tij, qytetari Ueston harroi, se nė qanakun, ku hanė punėtorėt, ndodhet gjithė produkti i punės kombėtare dhe se ata nuk i ndalon qė tė marrin nga ēanaku mė shumė, as vėllimi i vogėl i ēanakut, as sasija e paktė e pėrmbajtjes sė tij, por vetėm e vetėm fakti, e lugėt e tyre janė tė vogla.

Nė ē'mėnyrė kapitalisti ka mundėsi qė pėr 5 shilinga tė japė njė vlerė prej 4 shilingash? Duke e ngritur ēmimin e mallit, qė ai shet. Po a varet ngritja e ēmimeve ose, duke folur nė mėnyrė mė tė pėrgjithėshme, ndryshimi i ēmimeve tė mallrave, a varen ēmimet e mallrave vetėm nga dėshira e kapitalistit? Apo, pėrkundrazi, pėr tė plotėsuar kėtė dėshirė duhen disa kushte tė caktuara? Nė qoftė se kushte tė tilla nuk duhen, atėherė ngritja dhe ulja e ēmimeve tė tregut, ndryshimet e tyre tė parreshtura bėhen njė gjėzė e pazgjidhėshme.

Le ta zėmė, se nuk ėshtė bėrė asnjė ndryshim as nė forcat prodhuese tė punės, as nė sasinė e kapitalit dhe tė punės sė pėrdorur, as nė vlerėn e parasė, me tė cilėn ēmohen vlerat e produkteve, por ka ndryshuar vetėm niveli i pagės, atėhere si mundet qė ngritja e pagės tė ndikojė mbi ēmimet e mallrave? Ajo ndikon mbi 'to vetėm sepse ndikon mbi raportin real midis kėrkesės pėr kėto mallra dhe ofertės sė tyre.

Ėshtė krejt e vėrtetė, se klasa punėtore, e marrė si tėrėsi, i shpenzon dhe ėshtė e shtėrnguar t'i shpenzojė tė ardhurat e saja pėr sende tė nevojės sė parė. Prandaj ngritja e pėrgjithėshme e nivelit tė pagės zakonisht shkakton rritjen e kėrkesės pėr sende tė nevojės sė parė, dhe, si rrjedhim, edhe ngritjen e ēmimeve tė tyre tė tregut. Pėr kapitalistėt, tė cilėt prodhojnė kėto sende, ngritja e pagės, qė ata paguajnė, kompensohet nga ngritja e ēmimeve tė tregut pėr mallrat e tyre. Po si qėndron puna me ata kapitalistė, qė nuk prodhojnė sende te nevojės sė parė? Dhe mos kujtoni, se kapitalistė tė tillė ka pak. Po ta keni para sysh, se dy tė tretat e produktit kombėtar konsumohen nga njė e pesta e popullsisė, — ndėrsa njė anėtar i dhomės sė komunave para pak kohe tha bile, se ato konsumohen vetėm nga njė e shtata e popullsisė, ju do tė kuptoni se si njė pjesė shumė e madhe e produktit kombėtar duhet tė prodhohet si sende Iluksi ose tė shkėmbehet me 'to, dhe se si njė sasi shumė e madhe e sendeve tė nevojės sė parė duhet tė shpėrdorohet pėr shėrbėtorėt, kuajt, macet e tė tjera; ky shpėrdorim, siē e dimė nga eksperienca, kur ngrihen ēmimet e sendeve tė nevojės sė parė gjithėnjė kufizohet shumė.

Pra, cila do tė qe gjėndja e atyre kapitalistėve, qė nuk prodhojnė sende tė nevojės sė parė? Rėnien e normės sė fitimit, tė shkaktuar nga ngritja e pėrgjjthėshme e pagės, ata nuk mund ta kompensojnė me ngritjen e ēmimeve tė mallrave tė tyre, sepse kėrkesa pėr kėto mallra nuk rritet. Tė ardhurat e tyre do tė pakėsohen, dhe nga kėto tė ardhura tė pakėsuera ata duhet tė paguajnė mė shumė per tė njėjtėn sasi tė sendeve tė nevojės sė parė, qė janė shtrenjtuar. Por puna nuk mbaron me kaq. Me qėnė se tė ardhurat e tyre do pakėsohen, ata duhet tė pakėsojnė edhe shpenzimet e tyre pėr sende Iluksi, dhe kėshtu do tė pakėsohet kėrkesa e tyre reciproke pėr mallrat e veta pėr shkak tė kėtij pakėsimi tė kėrkesės, ēmimet e mallrave tyre do tė bien. Si rrjedhim, nė kėto degė tė industrisė norma e fitimit do te bjerė jo vetėrn per shkak tė ngritjes sė pėrgjithėshme tė nivelit tė pagės nė vetėvehte, por edhe pėr shkak tė veprimit tė pėrbashkėt tė ngrjtjes sė pėrgjthėshme tė pagės to ngritjes sė ēmimeve tė sendeve nevojės se parė dhe tė rėnies sė ēmimeve 'tė artikujve te Iluksit.

Cilat do tė jenė pasojat e kėtij ndryshimi tė normave tė fitimit tė kapitaleve, tė investuara nė degėt e ndryshme tė industrisė? Sigurisht, pasojat do tė jenė tė njėjta, si edhe nė tė gjitha rastet, kur pėr njė arėsye ose pėr njė tjetėr lindin ndryshime nė normat mesatare tė fitimit tė sferave tė ndryshme tė prodhimit. Kapitali dhe puna ēvendosen nga degėt me fitim mė tė vogėl nė degėt me fitim mė tė madh, dhe ky proces i ēvendosjes sė kapitalit dhe punės vazhdon deri sa oferta nė njė degė tė industrisė tė rritet aq, sa ėshtė rritur edhe kėrkesa, ndėrsa nė degėt e tjera tė pakėsohet aq, sa ėshtė pakėsuar kėrkesa. Pasi tė bėhet ky ndryshim, atėhere nė degėt e ndryshme tė prodhimit, zakonisht, vendoset pėrsėri norma e pėrgjithėshme e fitimit. Me qėnė se gjithė kjo Iėvizje nė fillim u shkaktua vetėm nga ndryshimi i raportit midis kėrkesės dhe ofertės pėr mallra tė ndryshme, atėherė„ pasi tė zhduket shkaku, pushon edhe veprimi i tij„ dhe ēmimet kthehen pėrsėri nė nivelin dhe nė ekuilibrin e tyre tė mėparėshėm. Rėnia e normės sė fitimit, shkaktuar nga ngritja e pagės, nuk pėrfshin vetėm disa degė tė veēanta tė industrisė, por bėhet e pėrgjithėshme. Sipas supozimit tonė, nuk bėhen ndryshime nė forcat prodhuese tė punės, as nė sasinė e pėrgjithėshme tė produktit, por ndryshon forma e kėsaj sasije te caktuar tė produktit. Pjesa mė e madhe e produktit janė sende tė nevojės sė parw, ndėrsa pjesa me e vogėl janė sende Iluksi, ose, gjė qė ėshtė njėsoj, pjesa mė e vogėl shkėmbehet me sende tė huaja Iluksi, dhe konsumohet nė formwn e saj fillestare, Ose, gjė qė ėshtė prapė njėsoj, pjesa mė e madhe e produktit tė vendjt shkėmbehet, nė vend tė sendeve tė Iluksit, me sende tė huaja tė nevojės sė parė, prandaj ngrjtja e pėrgjithėshme e nivelit tė pagės pas njė ērregullimi tė pėrkohėshėm tė ēmimeve tė tregut shkakton vetėm uljen e pėrgjithėshme tė normės sė fitimit, por nuk shkakton njė ndryshim pak a shumė tė gjatė tė ēmimeve tė mallrave.

Po tė mė thonė, se nė argumentimin, qė pėrmėnda mė sipėr, unė nisem nga supozimi, se gjithė shtesa e pagės shpenzohet pėr sende tė nevojės sė parė, atėhere unė do tė pėrgjigjem, se bėra supozimin mė tė favorshėm pėr pikėpamjen e qytetarit Ueston. Nė qoftė se shtesa e pagės do tė shpenzohej pėr sendet, qė mė parė nuk konsumoheshin nga punėtorėt, atėhere nuk do tė ishte nevoja tė provohej ngritja reale e fuqisė sė tyre blerėse. Por, me qėnė se kjo ngritje e fuqisė sė tyre blerėse ėshtė vetėm pasojė e rritjes sė pagės, ajo duhet qė t'i pėrgjigjet pikė pėr pikė pakėsimit tė fuqisė blerėse tė kapitalistėve. Prandaj nuk do tė rriteshin pėrpjesėtimet e pėrgjithėshme tė kėrkesės pėr mallra, por do tė ndryshonin pjesėt pėrbėrėse tė kėsaj kėrkese. Shtimi i kėrkesės sė njė pale do tė ekuilibrohej nga pakėsimi i kėrkesės sė palės tjetėr. Me qėnė se nė kėtė mėnyrė shuma e pėrgjithėshme e kėrkesės nuk ndryshon, atėhere nuk mund tė bėhet asnjė ndryshim as nė ēmimet e tregut tė mallrave.

Kėshtu, ne ndodhemi pėrpara kėsaj dileme: Ose shtesa e pagės shpenzohet njėsoj pėr tė gjitha sendet e konsumit - dhe nė kėtė rast zgjerimi i kėrkesės nga ana e klasės punėtore duhet tė kompensohet me pakėsimin e kėrkesės nga ana e klasės kapitaliste, ose shtesa e pagės shpenzohet vetėm pėr disa sende, ēmimet e tregut 'tė tė cilave pėrkohėsisht do tė ngrihen, - dhe nė kėtė rast ngritja e normės sė fitimit e shkaktuar nga kjo nė disa degė dhe rėnia pėrkatėse e normes sė fitimit nė degėt e tjera 'tė industrisė do tė ndryshojnė shpėrndarjen e kapitaliit dhe tė punės, ndryshim, i cili do tė vazhdojė deri sa oferta nė njė degė tė industrisė tė rritet aq, sa ėshtė rritur edhe kėrkesa, ndėrsa nė degėn tjetėr tė pakėsohet aq, sa pakėsuar kėrkesa.

Sipas supozimit tė parė, nė ēmimet e mallrave nuk do tė bėhet asnjė ndryshim; sipas supozimit tė dytė, pas disa lėkundjesh tė ēmimeve tė tregut, vlera e shkėmbimit tė mallrave do tė ulen deri nė nivelin e tyre tė mėparėshėm. Nė dyja kėto supozime ngritja e pėrgjithėshme e nivelit tė pagės, nė fund tė fundit, nuk do tė ketė asnjė pasojė tjetėr, pėrveē rėnies sė pėrgjithėshme tė normės sė fitimit.

 Duke dashur tė nxisė pėrfytyrimin tuaj, qytetari Ueston ju ftoi tė mendoni pėr vėshtirėsitė, qė do tė shkaktonte ngritja e pėrgjithėshme e pagės sė punėtorėve anglezė tė bujqėsisė nga 9 shilinga nė 18 shilinga. Mendoni vetėm, tha ai, se ē'ngritje tė madhe tė kėrkesės pėr sende tė nevojės sė parė dhe se ē'ngritje tė tmerrshme tė ēmimeve do tė sillte ajo me vehte!

 Tani ju tė gjithė e dini, se paga mesatare e punėtorit amerikan tė bujqėsisė ėshtė dy herė mė e madhe, se paga mesatare e punėtorit anglez tė bujqėsisė, me gjithė se ēmimet e produkteve bujqėsore nė Shtetet e Bashkuara janė mė tė ulta, se nė Angli, me giithė se marrėdhėniet e pėrgjithėshme midis punės dhe kapitalit nė Shtetet e Bashkuara janė njėsoj si nė Angli, dhe gjithė se sasija e produktit vjetor nė Shtetet e Bashkuara ėshtė shumė mė e vogėl, se nė Angli. Pėrse atėhere miku ynė i bie kambanės sė kushtrimit? Ai e bėn kėtė me qėllim qė t'i shmanget ēėshtjes, qė qėndron me tė vėrtetė pėrpara nesh. Ngriitja e menjėherėshme e pagės nga 9 shillinga nė 18 shilinga do 'tė thoshte njė ngritje tė menjėherėshme to saj nė 100%. Por ne nuk shqyrtojmė aspak ēėshtjen nėse nė Angli mund tė ngrihet rnenjėherė 100% niveli i pėrgjithėshėm i pagės. Ne nuk e kemi fjalėn pėr madhėsinė e kėsaj ngritjeje, qė nė ēdo rast praktlik duhet tė varet nga rrethana tė caktuara dhe t'u pėrgjigjet kėtyre rrethanave. Ne duhet tė studjojmė vetėm se cilat do tė jenė pasojat e ngritjes sė pėrgjithėshme tė nivelit tė pagės edhe nė rastin, kur kjo ngritje nuk do jetė mė shumė se njė pėrqind.

Kėshtu, unė po e lė mėnjanė ngritjen fantastike tė pagės 100% tė shpikur nga miku ynė Ueston, dhe do tė flas pėr ngritjen e vėrtetė tė pagės, qė u bė nė Britaninė e Madhe nė periudhėn 1849—1859.

Tė gjithė ju e dini billin[3] e dhjetė orėve ose mė mirė billin e 10 1/2 orėve, qė hyri nė fuqi mė 1848. Ky ėshtė njė nga ndryshimet mė tė mėdha ekonomike, dėshmitarė tė tė cilit kemi qėnė ne vetė. Ky bill nuk solli njė ngritje tė menjėherėshme dhe tė detyrueshme tė pagės nė disa industri lokale, por nė degėt kryesore tė industrisė, nė tė cilat duke u mbėshtetur Anglija sundon nė tregun botėror. Kjo ishte njė ngritje e pagės, qė u bė nė kushte jashtėzakonisht tė disfavorshme. Doktor Jur, profesori Senior dhe gjithė ekonomistėt e tjerė, zėdhėnėsit zyrtarė tė interesave tė borgjezisė, provuan, — dhe, tė them tė drejtėn, provuan me argumenta mė tė shėndosha, se miku ynė Ueston, — se ky bill ėshtė kambana e vdekjes pėr industrinė angleze. Ata provuan, se kėtu nuk ėshtė puna vetėm pėr njė ngritje tė thjeshtė tė pagės, por pėr njė ngritje tė tillė tė saj, e cila ėshtė shkaktuar nga pakėsimi i sasisė sė punės, qė pėrdoret dhe mbėshtetet mbi kėtė pakėsim. Ata thoshin, se ora e 12-tė, qė duan t'i shkėpusin kapitalistėt, ėshtė pikėrisht e vetmja orė, prej sė cilės kapitalisti nxjerr fitimin e tij. Ata flisnin pėr rrezikun e pakėsimit tė akumulimit, e ngritjes sė ēmimeve, e humbjes sė tregjeve, e pakėsimit tė prodhimit, e uljes sė re tė pagės, qė do tė vinte si rezultat i kėsaj, dhe nė fund pėr rrezikun e rrėnimit tė plotė. Ata bile deklaronin, se ligjet e Maksimiljan Robespjerrit mbi maksimumin[4] nuk janė asgjė nė krahasim me kėtė ligj, dhe deri diku ato ishin tė drejta. Mirėpo, ē'ndodhi nė tė vėrtetė? Paga monetare e punėtorėve tė fabrikave u ngrit, me gjithė se dita e punės u pakėsua; numuri i punėtorėve tė fabrikave u rrit shumė; ēmimet e produkteve tė fabrikave ranė vazhdimisht; forcat prodhuese tė punės sė punėtorėve tė fabrikave u zhvilluan pa masė; tregjet e shitjes pėr mallrat industriale u zgjeruan jashtėzakonisht shumė. Mė 1860, nė Manēester, nė njė mbledhje tė shoqėrisė pėr pėrkrahjen e shkencave unė vetė kam dėgjuar se si zoti Nyman pranoi, se ai vetė, Doktor Jur, Seniori dhe gjithė pėrfaqėsuesit e tjerė zyrtarė tė shkencės ekonomike kishin gabuar, kurse instinkti i popullit kishte qėnė i drejtė. Unė nuk flas pėr profesor Fransis Nyman, por pėr zotin V. Nyman[5], i cili zė njė vėnd tė rėndėsishėm nė shkencėn ekonomike si bashkėpunėtor dhe botues i veprės sė zotit Thomas Tuk „Historija e ēmimeve" „tė kėsaj vepre tė shkėlqyer, qė pėrshkruan historinė e ēmimeve qė nga viti 1793 deri mė 1856. Nė qoftė se do tė ishin tė vėrteta idetė fikse[6] tė mikut tonė Ueston mbi shumėn e pandryshueshme tė pagės, mbi shumėn e pandryshueshme tė produktit, mbi nivelin e pandryshueshėm tė forcės prodhuese tė punės, mbi vullnetin e pandryshueshėm dhe sundues tė kapitalistėve, dhe mbi tė gjitha gjėrat e tjera tė pandryshueshme e pėrfundimtare, atėhere do ishin tė drejta parashikimet e zeza tė profesorit Senior dhe nuk do tė kishte tė drejtė Robert Oueni, i cili qė mė 1816 e shpalli pakėsimin e pėrgjithėshėm tė ditės sė punės si hapin e parė pregatitor pėr ēlirimin e klasės punėtore, dhe duke marrė parasysh gjithė rrezikun, nė kundėrshtim me paragjykimin e pėrgjithėshėm, e zbatoi kėtė pakėsim tė ditės sė punės nė fabrikėn e tij tekstile nė Niu-Lenark.

Po nė atė kohė, kur u zbatua billi i dhjetė orėve dhe kur u bė ngritja e pagės e shkaktuar prej tij, nė Britaninė e Madhe, pėr shkaqe, pėr tė cilat kėtu nuk ėshtė vendi qė tė flasim, u vu re gjithashtu edhe ngritja e pėrgjithėshme e pagės sė punėtorėve tė bujqėsisä.

Me gjithė se kjo nuk mė duhet pėr qėllimin tim tė drejtpėrdrejtė, qė ju tė mos mė keqkuptoni, unė po bėj kėtu disa vėrejtje paraprake.

Nė qoftė se njė njeri merr njė pagė prej 2 shilingash nė javė, dhe pastaj paga e tij ngrihet nė 4 shilinga, atėhere niveli i pagės ngrihet 100%. Nė qoftė se kėtė ngritje tė pagės do ta shohim nga pikėpamja e ngritjes sė nivelit tė saj, ajo mund tė na duket madhėshtore, ndėrsa madhėsija e vėrtetė e pagės, 4 shilinga nė javė, ėshtė prapė se prapė shumė e vogėl, ajo ėshtė njė lėmoshė urije. Prandaj mos u verboni nga pėrqindjet tingėlluese tė ngritjes sė nivelit tė pagės. Ju gjithėnjė duhet tė pyesni se cila ka qėnė madhėsija e saj e mėparėshme?

Pastaj, kuptohet lehtė, se nė qoftė se 10 punėtorė marrin nga 2 shilinga nė javė, 5 punėtorė — nga 5 shilinga dhe 5 punėtorė tė tjerė nga 11 shilinga, atėhere tė 20 vetat sė bashku marrin 100 shilinga nė javė ose 5 sterlina. Pastaj, nė qoftė se shuma e pėrgjithėshme e pagės sė tyre javore do tė rritet, ta zėmė 20%, atėherė ajo nga 5 sterlina do tė bėhet 6 Sterlina. Po tė marrim mesataren mund tu themi, se niveli i pėrgjithėshėm i pagės u rrit 20%, ndonėse nė tė vėrtetė paga e 10 punėtorėve nuk u ndryshua fare, paga e grupit tė punėtorėve prej 5 vetash u rrit nga 5 Shilinga pėr secilin nė 6 shilinga, dhe shuma e pagės sė grupit tjetėr prej 5 vetash nga 55 shilinga nė 70 shilinga. Gjėndja e gjysmės sė punėtorėve nuk u pėrmirėsua aspak, gjėndja e 1/4 u pėrmirėsua vetėm nė njė shkallė shumė tė vogėl dhe vetėm gjėndja e 1/4 tjetėr u pėrmirėsua me tė vėrtetė. Mirėpo, po tė pėrdorim madhėsitė mesatare, atėhere shuma e pėrgjithėshme e pagės sė kėtyre 20 punėtorėve rritet 20%, dhe, deri sa kjo ėshtė e lidhur me tėrė kapitalin, qė pėrdor kėta punėtorė, dhe me ēmimet e mallrave tė prodhuara prej tyre, kėtu gjithėēka do tė ishte krejt njėsoj sikur ngritja mesatare e pagės tė ishte e njėllojtė pėr tė gjithė punėtorėt. Nė shėmbullin e pėrmėndur mė sipėr tė punėtorėve tė bujqėsisė, niveli i pagės sė tė cilėve nė krahinat e ndryshme tė Anglisė dhe tė Skocisė ėshtė shumė i ndryshėm, ngritja e saj ndikoi nė punėtorėt nė mėnyrė shumė tė pabarabartė.

Mė nė fund, gjatė periudhės, kur u bė kjo ngritje e pagės, shumė faktorė, - si: taksat e reja tė shkaktuara nga lufta me Rusinė, shkatėrrimi nė masė i banesave tė punėtorėve tė bujqėsisė etj., - vepronin nė drejtim krejt tė kundėrt.

Pas kėtyre vėrejtjeve paraprake unė them, se nė periudhėn 1849—1859 niveli mesatar i pagės sė punėtorėve tė bujqėsisė nė Britaninė e Madhe u rrit pėrafėrsisht nė 40%. Pėr tė provuar kėtė tezė unė mund t'ju jap hollėsira (tė shumta, por pėr qėllimin tim, mė duket, se mjafton t'ju kėshilloj tė lexoni referatin kritik dhe tė punuar me ndėrgjegje, qė i ndjeri Xhon Ē. Morton mbajti mė 1860 nė shoqėrinė Iondineze tė arteve mbi temėn: „Forcat, qė pėrdoren bujqėsi".

Zoti Monton pėrmend tė dhėna nga llogaritė dhe nga dokumenta tė tjera autentike, tė mbledhura prej tij nga afro 100 fermerė, qė rrojnė nė 12 krahina tė Skocisė dhe nė 35 krahina tė Anglisė.

Sipas pikėpamjeve tė mikut tonė Ueston, sidomos po tė marrim parasysh ngritjen e njėkohėshme tė pagės sė punėtorėve tė fabrikave, mė 1849—1859 duhej qė ēmimet e produkteve bujqėsore tė ishin ngritur tmerrsisht. Por ē'ndodhi nė tė vėrtetė? Me gjithė luftėn kundėr Rusisė dhe tė korrat e kėqija, qė vazhduan nė vjetėt 1854—1856, ēmimi mesatar i grurit, i cili ėshtė produkti kryesor bujqėsor i Anglisė, qė mė 1838-1848 ishte afro 3 sterlina kuarteri, mė 1849-1859 zbriti deri nė afro 2 sterlina dhe 10 shilinga kuarteri. Kjo do tė thotė, se ēmimi i grurit ra mė tepėr se 16% nė tė njėjtėn kohė, kur paga mesatare e punėtorėve tė bujqėsisė u rrit 40%. Po nė kėtė periudhė, po tė krahasojmė mbarimin e saj me fillimin e saj, d.m.th. vitin 1859 me vitin 1849, pauperizmi i regjistruar zyrtarisht u pakėsua nga 934419 veta nė 860470, d.m.th. 73949 veta mė pak. Unė e pranoj se ky pakėsim ėshtė shumė i vogėl, dhe se nė vjetėt e mėpastajmė ai u zhduk fare, por, megjithatė, ky ėshtė njė pakėsim.

Mund tė thonė, se si rrjedhim i heqjes sė ligjeve tė drithit importimi i grurit nga jashtė nė periudhėn 1849-1859 u shtua mė shumė se dy herė nė krahasim me periudhėn 1838-1848. Po ē'del kėtej? Sipas pikėpamjes sė qytetarit Ueston duhej tė prisnim, qė kjo kėrkesė e papritur, shumė e madhe e qė u rrit parreshtur, nė tregjet e jashtme duhej t’i ngrinte ēmimet e produkteve bujqėsore nė njė Iartėsi tė madhe, me qėnė se ndikimi i kėrkesės sė shtuar mbetet po ai' pavarėsisht nėse ajo lind brėnda ose jashtė vendit. Por ē'ndodhi nė tė vėrtetė? Pėrveē vjetėve, kur tė korrat qenė tė kėqija, nė tė gjithė kėtė periudhė nė Francė dėgjoheshin gjithėnjė ankime pėr uljen rrėnuese tė ēmimeve tė drithit, amerikanėt u shtėrnguan shumė herė tė djegin tepricat e produktit tė tyre, ndėrsa Rusija, po ti bcsojmė zotit Urkart, pėrkrahte luftėn civile nė Shtetet c Bashkuara, sepse konkurenca e amerikanėve minonte eksportin e produkteve bujqėsore tė Rusisė nė tregjet e Evropės.

Po ta reduktojmė argumentimin e qytetarit Ueston nė formėn e tij abstrakte, ai pėrmblidhet kėshtu: ēdo ngritje e kėrkesės bėhet gjithėnjė nė bazė tė njė sasije tė caktuar produkti. Prandaj ajo nuk mund ti shtojė kurrė ofertat e mallrave, qė kėrkohen, por mund tė rrisė vetėm ēmimet e tyre nė para. Por edhe eksperienca mė elementare na tregon, se nė disa raste rritja e kėrkesės nuk i ndryshon aspak ēmimet e tregut tė mallrave, ndėrsa nė raste tė tjera ajo shkakton vetėm ngritjen e pėrkohėshme tė ēmimeve tė tregut, qė pasohet nga rritja e ofertės. Kjo rritje e ofertės bėn qė ēmimet tė bien pėrsėri deri nė nivelin e tyre tė mėparėshėm, dhe nė disa raste mė poshtė se sa niveli i mėparėshėm. Rritja e kėrkesės vjen si pasojė e rritjes sė pagės apo nga shkaqe tė tjera, kjo nuk i ndryshon aspak kushtet e problemit. Sipas pikėpamjes sė qytetarit Ueston ky fenomen i pėrgjithėshėm do tė ishte po aq i vėshtirė pėr tu shpjeguar, sa edhe fenomeni, qė ndodh nė rrethana tė jashtėzakonshme, kur ngrihet paga. Prandaj, nė ēėshtjen, qė ne po shqyrtojmė, argumentimi i tij nuk vėrteton kryekėput asgjė. Ky argumentirn nxjerr nė shesh vetėm pazotėsinė e qytetarit Ueston pėr tė kuptuar ligjet, sipas tė cilave rritja e kėrkesės shkakton rritjen e ofertės, dhe aspak ngritjen pėrfundimtare tė ēmimeve tė tregut.

 

 

3. [ PAGA DHE PARAJA]

 

Ditėn e dytė tė diskutimeve miku ynė Ueston e veshi pohimin e tij Vjetėr me forma tė reja. Ai tha: kur kemi njė ngritje tė pėrgjithėshme tė pagės nė para, pėr tė paguar tė njėjtėn pagė, duhen mė shumė para qarkullim. Nė qoftė se sasija e parasė, qė gjėndet nė qarkullim, ėshtė e pandryshueshme, atėherė si mundet qė me kėtė shumė tė pandryshueshme tė parasė, qė qarkullon, tė paguhet njė shumė mė e madhe page nė para? Mė parė vėshtirėsija ishte, se sasija e mallrave, qė i takonte punėtorit me gjithė rritjen e pagės sė tij nė para, mbetej e pandryshueshme; tani vėshtirėsija ėshtė, se paga nė para u rrit, me gjithė se sasija e mallrave mbeti e pandryshueshme. Natyrisht, po tė hidhni poshtė dogmėn themelore tė qytetarit Ueston, do tė zhduken edhe vėshtirėsitė e shkaktuara prej saj.

Megjithatė, unė do t'ju tregoj, se kjo ēėshtje e qarkullimit tė parasė nuk ka lidhje aspak me ēėshtjen, qė ne po shqyrtojmė.

Nė vendin tuaj mekanizmi i pagesave ėshtė shumė mė i pėrsosur, se nė ēdo vend tjetėr tė Evropės. Nė saje tė pėrhapjes sė gjerė dhe tė koncentrimit tė sistemit bankar, qė tė qarkullojė e njėjta shumė vlerash ose qė tė pėrfundohet e njėjta sasi veprimesh ose edhe njė sasi mė e madhe veprimesh tregėtare, duhen shumė mė pak para. Pėr shėmbull, me pagėn puna qėndron kėshtu: punėtori anglez i fabrikės ēdo javė pagėn e tij ia jep bakallit, i cili ēdo javė ia dėrgon atė bankjerit, ky ēdo javė ia kthen atė fabrikantit, i cili paguan pėrsėri me tė punėtorėt e tij e kėshtu me radhė. Nė saje tė kėtij mekanizmi, paga vjetore e punėtorit, ta zėmė 52 sterlina, mund tė paguhet vetėm me 1 sterlinė, e cila bėn ēdo javė tė njėjtin rrethxhirim. Edhe nė Angli ky mekanizėm ėshtė mė pak i pėrsosur, se sa nė Skoci; por ai nuk ėshtė i pėrsosur njėlloj kudo, e prandaj ne vėmė re, pėr shėmbull, se nė disa krahina bujqėsore, pėr qarkullimin e njė sasije shumė mė tė vogėl vlerash, duhen mė shumė para nė dorė.

Po tė kapėrxeni ngushticėn e Manshit, do tė shihni, se paga nė para nė kontinent ėshtė shumė mė e vogėl, se sa nė Angli, ndėrsa nė Gjermani, Itali, Zvicėr dhe Francė ajo qarkullon me ndihmėn e njė shume shumė mė tė madhe parash. Atje bankjeri nuk e kap dot kaq lehtė ēdo sterlinė dhe ajo nuk i kthehet kaq shpejt kapitalistit industrial, prandaj, nė vend tė njė sterline, qė duhet nė Angli pėr tė realizuar njė qarkullim vjetor prej 52 sterlinash, nė kontinent duhen, ndoshta, 3 sterlina qarkullimin vjetor tė njė page nė para prej 25 sterlinash. Kėshtu, duke krahasuar vendet e kontinentit me Anglinė, ju do tė vini re menjėherė, se paga monetare e ulėt mund tė dojė pėr qarkullimin e saj shumė mė tepėr para nė dorė, se sa paga e lartė, dhe se nė tė vėrtetė kio ėshtė ēėshtje thjesht teknike, qė nuk lidhet aspak me ēėshtjen tonė.

Sipas kalkulimeve mė tė mira, qė di unė, tė ardhurat vjetore tė klasės punėtore nė Angli mund tė vlerėsohen nė 250 milionė sterlina. Kjo shumė tepėr e madhe qarkullon me anėn e afro 3 milionė sterlinave. Ta zėmė, se paga ngrihet nė 50 %. Atėherė pėr qarkullimin e saj, nė vend tė 3 milionė sterlinave para nė dorė, do tė duhen 4 ½ milionė sterlina. Me qėnė se punėtori pėr pjesėn mė tė madhe tė shpenzimeve tė tij ditore paguan me argjent dhe me bakėr, — d. m. th. me monedha tė thjeshta, vlera relative e tė cilave nė raport me arin caktohet arbitrarisht me ligj, sie caktohet edhe vlera e kartmonedhave tė pandėrrueshme, ngritja e pagės nė para 50% do tė dojė, nė fund tė fundit, njė shtesė qarkullimi, ta zėmė, prej 1 milion sterlinash. Njė milion, qė tani ndodhet nė formė shufre ose monedhe nė bodrumet e bankės angleze ose tė bankjerėve privatė, do tė hyjė nė qarkullim. Por mund tė kursehen edhe ato shpenzime tė vogla, qė rrjedhin nga prerja ose konsumimi nė qarkullim i kėtij milioni suplementar, dhe nė tė vėrtetė ato kursehen nė atė rast, kur mjetet e qarkullimit, duke qėnė tė pamjaftueshme, shkaktojnė ndonjė vėshtirėsi. Ju tė gjithė e dini, se nė Angli paraja, qė gjėndet nė qarkullim ndahet nė dy grupe tė mėdha. Njė grup pėrbėhet banknota tė ndryshme dhe pėrdoret nė veprimet midis tregėtarėve si edhe pėr pagesat e mėdha, qė kryhen midis konsumatorėve dhe tregėtarėve; ndėrsa grupi tjetėr, qė pėrbėhet nga monedha metalike, qarkullon nė tregėtinė me pakicė. Ndonse kėto dy lloj monedhash qarkulluese janė tė ndryshme, ato prapė se prapė pleksen njera me tjetrėn. Kėshtu monedha prej ari pėrdoret nė shkallė ?ė gjėrė dhe nė raste pagesash tė mėdha pėr tė paguar shumat e vogla nėn sterlina. Sikur tė viheshin nė qarkullim banknota prej 4,3 ose 2 sterlinash, atėhere monedhat prej ari, qė mbushin kanalet e qarkullimi, menjėherė do tė nxirreshin prej kėtej dhe do tė derdheshin atje, ku ndjehet nevoje pėr to si pasojė e rritjes sė pagės nė para. Kėshtu, milioni shtesė, qė duhet pėr shkak tė ngritjes sė pagės nė para 50%, mund tė gjėndej pa shtuar asnjė sterlinė. I njėjti rezultat mund tė arrihet edhe pa shtuar sasinė e banknotave, duke shtuar qarkullimin e kambialeve, siē bėhej pėr njė kohė shumė tė gjatė nė Lankashir.

 Nė qoftė se ngritja e pėrgjithėshme e nivelit tė pagės, pėr shėmbull, ngritja 100%, siē supozon qytetari Ueston pėr pagiin e punėtorėvc tė bujqėsisė, — shkakton njė ngritje tė madhe tė ēmimevc tė sendeve tė nevojės sė parė dhe kėrkon, sipas pikėpamjes sė Ucstonit, njė shumė plotėsuese parash, qė nuk mund tė gjėnden, rėnia e pėrgjithėshme e pagės duhej tė shkaktonte po ato pasoja, nė tė njėjtėn shkallė, por nė drejtim tė kundėrt. Shumė mirė! Tė gjithė ju e dini, se vjetėt 1858-1860 kanė qėnė vjetėt e lulėzimit mė tė madh pėr industrinė tekstile dhe se veēanėrisht viti 1860 nga kjo anė nuk e ka shokun nė historinė e tregėtisė, bile nė kėtė kohė arritėn lulėzimin mė tė madh edhe tė gjitha degėt e tjera tė industrisė. Paga e punėtorėve tė industrisė tekstile dhe tė gjitha degėve tė tjera tė lidhura me tė ishte mė 1860 nė nivelin mė tė lartė se kurrė ndonjėherė tjetėr. Por ja qė filloi kriza amerikane, dhe paga e tė gjithė kėtyre punėtorėve zbriti menjėherė afro nė njė tė katėrtėn e shumės sė saj tė mėparėshme. Po tė kishim pasur njė lėvizje tė kundėrt, kjo do tė ishte njė ngritje 300%. Kur paga ngrihet prej 5 nė 20, ne themi, se ajo u ngrit 300%. Kur ajo bie nga 20 nė 5 ne themi, se ajo ra 75%. Por shuma e ngritjes nė njė rast dhe shuma e uljes nė rastin tjetėr do tė ishte e njėjtė, dhe pikėrisht 15 shilinga. Pra, ky ishte njė ndryshim i menjėherėshėm dhe pa shėmbull i nivelit tė pagės, qė pėrfshiu njė numėr aq tė madh punėtorėsh, sa qė, - po tė marrim tė gjithė punėtorėt, jo vetėm ata, qė punojnė drejtpėrdrejt nė industrinė tekstile, por edhe ata, qė varen tėrthorazi nga kjo industri, — do tė shohim, se ky numėr ėshtė njė herė e gjysmė mė i madh, se numuri i punėtorėve tė bujqėsisė. Po a ra ēmimi i grurit? Jo, ai u ngrit nga niveli mesatar vjetor prej 47 shilingash e 8 pensė pėr kuarter gjatė tre vjetėve 1858-1860 nivelin mesatar vjetor prej 55 shilingash e 10 pensė pėr kuarter gjatė tre vjetėve 1861-1863. Pėr sa i pėrket qarkullimit monetar, 1861 nė oborrin monetar u prenė 8673232 monedha sterlina kundrejt 3378102 sterlinash mė 1860. Me fjalė tė tjera, vitin 1861 u prenė 5295130 sterlina mė shurnė, se mė 1860. Ėshtė e vėrtetė, se 1861 kishte qarkullim 1319000 sterlina banknota mė pak, se 1860. Le ta zbresim kėtė shumė, dhe megjithatė pėr vitin 1861, nė krahasim me e vitin e lulėzimit 1860, mbetet njė tepricė monedhash qarkulluese prej 3976130 ose rreth 4 milionė sterlina; ndėrsa rezervat e arit tė Bankės gjatė kėsaj kohe nuk u pakėsuan nė kėtė pėrpjestim, por aty afėr. Le tė krahasojmė vitin 1862 me vitin 18412. Pėrveē rritjes sė madhe tė vlerės dhe sasisė sė mallrave nė qarkullim, vetėm kapitali i paguar rregullisht pėr aksione, obligacione etj., pėr letrat me vlerė tė hekurudhave, arriti mė 1862 nė Angli dhe nė Yells deri nė 320 milionė dterlina, shumė kjo, qė mė 1842 do tė dukej prrallore. Dhe megjithatė sasija e pėrgjithėshme e parasė, qė ndodhej nė qarkullim mė 1862 dhe mė 1842, ishte pothuajse e barabartė. Dhe pėrgjithėsisht ju do tė vini re, se krahas me rritjen shumė tė madhe jo vetėm tė vlerės sė mallrave, por edhe pėrgjithėsisht tė veprimeve me para, sasija e parasė nė qarkullim ka tendencė qė tė pakėsohet nė mėnyrė progresive. Pėr mikun tonė Ueston kjo ėshtė njė gjėzė, qė nuk mund tė zgjidhet.

Sikur ai ta thellonte ēėshtjen pak mė shumė do tė zbulonte, se vlera dhe sasija e mallrave nė qarkullim, si dhe shuma e veprimeve me para ndryshojnė pėrgjithėsisht ēdo ditė — bile edhe po tė lėmė fare mėnjanė pagėn dhe tė pranojmė, se ajo nuk ndryshon; se ēdo ditė ndryshon sasija e banknotave tė emetuara; se ēdo ditė ndryshon shuma e pagesave, qė realizohen pa para, me anė kambialesh, ēeqesh, llogarish rrjedhėse, dhoma likuidiimi; se, deri sa duhen mjete qarkullimi metalike tė vėrteta, ēdo ditė ndryshon pėrpjesėtimi midis sasisė sė monedhave nė qarkullim, nga njera anė, dhe monedhave shufėr, qė gjėnden si rezervė ose tė depozituara nė bodrumet e bankave, — nga ana tjetėr; se ēdo ditė ndryshon sasija e arit, qė gėlltitet nga qarkullimi kombėtar, dhe sasija e tij, qė dėrgohet pėrjashta pėr qarkullimin ndėrkombėtar; ai do tė kuptonte se dogma e tij, qė gjoja shuma e parasė nė qarkullim nuk ndryshon, ėshtė njė gabim shumė i rėndė, i cili ėshtė nė kundėrshtim tė hapėt me eksperiencėn e pėrditėshme. Nė vend qė ta pėrdorte moskuptimin e tij tė ligjeve mbi qarkullimin e parasė si njė argument kundėr ngritjes sė pagės, qytetari Ueston duhej tė studjonte ligjet, qė i lejojnė qarkullimit tė parasė t’u pėrshtatet kushteve, qė ndryshojnė kaq pa rreshtur.

 

 

4.

[OFERTA DHE KĖRKESA]

 

Miku ynė Ueston vete pas fjalės sė urtė latine: (repetitio est mater studiorum» — pėrsėritja ėshtė nėna e mėsimit — dhe prandaj ai edhe herė nė formė tė re e pėrsėriti dogmėn e tij tė parė, duke thėnė, se pakėsimi i qarkullimit tė parasė, i shkaktuar nga ngritja e pagės, duhet tė sjellė me vehte pakėsimin e kapitalit etj. Me qėnė se ne i lamė hesapet mendimet e tij tė ēuditėshme mbi qarkullimin e parasė, unė e quaj ti tepėrt tė analizoj me hollėsi pasojat e imagjinuara, tė cilat, sipas mendimit tė tij, rrjedhin nga tronditjet e qarkullimit tė parasė, tė shpikura prej tij. Prandaj mė mirė unė do tė pėrpiqem ta pėrmbledh menjėherė ni formėn e saj teorike mė tė thjeshtė dogmėn e tij, — qė mbetet gjithėnjė po ajo dogmė, por qė ai e pėrsėrit nė forma kaq tė ndryshme.

Mungesa e kritikės nė trajtimin, qė ai i bėn temės sė tij, do tė duket sheshit vetėm nga njė vėrejtje. Ai ėshtė kundėr ngritjes sė pagės ose kundėr njė page tė lartė, si rezultat i ngritjes sė saj. Ndėrsa unė e pyes: ē'ėshtė njė pagė e lartė dhe ē 'ėshtė njė pagė e ulėt? Pėrse, pėr shembull, 5 shilinga nė javė janė njė pagė e ulėt, dhe 20 shilinga nė javė janė njė pagė e lartė? Nė qoftė se 5 janė njė pagė e ulėt nė krahasim me 20, atėherė 20 janė akoma mė pak nė krahasim me 200. Nė qoftė se ndokush, duke lexuar njė leksion pėr termometrin, fillon tė shesė prralla mbi temperaturėn e lartė dhe mbi temperaturėn e ulėt, nė kėtė mėnyrė ai nuk i jep njeriu asnjė dituri. Ai, para sė gjithash, duhet tė thotė, si pėrcaktohet pika e ngritjes dhe pika e vėllimit, dhe tė njoftojė se si kėto pika bazė caktohen nga ligjet e natyrės dhe nuk caktohen sipas qejfit tė atyre, qė shesin ose prodhojnė termometra. Por qytetari Ueston, duke folur pėr pagėn dhe fitimin, jo vetėm qė nuk diti tė nxjerrė nga ligjet ekonomike pika tė tilla bazė, por bile as qė e ndjeu nevojėn t’i kėrkojė ato. Ai u kėnaq me pranimin e shprehjeve banale mbi pagėn e lartė dhe pagėn e ulėt, sikur kėto shprehje tė kishin njė kuptim tė caktuar saktė, megjithėse ėshtė fare e qartė, se paga mund tė quhet e lartė ose e ulėt vetėm nė krahasim me njė shkallė, me anėn e sė cilės matet madhėsija e saj.

Ai nuk mund tė mė thotė, se pse pėr njė sasi tė caktuar pune jepet njė sasi e caktuar parash. Po tė mė pėrgjigjet, se kjo pėrcaktohet nga ligji i ofertės dhe i kėrkesės, atėherė unė menjėherė do ta pyes atė — po cili ligj e rregullon vetė ofertėn dhe kėrkesėn? — dhe njė pėrgjigje e tillė do ta fusė atė menjėherė nė qorrsokak. Raporti midis ofertės sė punės dhe kėrkesės pėr tė ndryshon vazhdimisht, dhe bashkė me tė ndryshojnė edhe ēmimet e tregut pėr punėn. Kur kėrkesa ėshtė mė e madhe se oferta, paga ngrihet; kur oferta ėshtė mė e madhe se kėrkesa, paga bie, ndonse nė rrethana tė tilla mund qė tė jetė e domosdoshme tė provohet gjėndja e vėrtetė e kėrkesės dhe ofertės, pėr shėmbull, me anėn grevės ose me ndonjė mėnyrė tjetėr. Por nė qoftė se ju pranoni, se oferta dhe kėrkesa janė ligji, qė rregullon pagėn, atėhere uga ana juaj do tė jetė njė punė prej foshnje dhe e kotė tė luftoni kundėr ngritjes sė pagės, sepse sipas ligjit tė lartė, qė ju i referoheni, ngritja periodike e pagės ėshtė po aq e domosdoshme dhe e ligjėshme, sa edhe rėnia e saj periodike. Nė qoftė se ju nuk pranoni, se oferta dhe kėrkesa janė ligji qė rregullon pagėn, atėhere unė do ta pėrsėris edhe njė herė pyetjen me: pėrse pėr njė sasi tė caktuar pune jepet njė shumė e caktuar parash?

Por le ta shohim ēėshtjen mė gjėrė: nė qoftė se ju kujtoni, se vlera e punės ose e njė malli tjetėr pėrcaktohet, nė fund tė fundit, nga oferta dhe kėrkesa, ju gaboheni rėndė. Oferta dhe kėrkesa rregullojnė vetėm lėkundjet e pėrkohėshme tė ēmimeve tė tregut. Ato mund tė shpjegojnė, pse ēmimi i tregut tė njė malli ngrihet mbi ose bie nėn vlerėn e tij, por ato nuk mund ta shpjegojnė aspak kėtė vlerė. Ta zėmė, se oferta dhe kėrkesa ekuilibrohen midis tyre ose, siē thonė ekonomistėt, mbulojnė njėra tjetrėn. Pikėrisht nė atė ēast, kur kėto forca tė kundėrta bėhen tė barabarta, ato paralizojnė njėra tjetrėn dhe pushojnė sė vepruari si nė njėrin ashtu edhe nė tjetrin drejtim. Nė ēastin, kur midis ofertės dhe kėrkesės vendoset ekuilibri dhe prandaj ato pushojnė sė vepruari, ēmimi i tregut i mallit pėrkon me vlerėn e vėrtetė tė tij, me ēmimin normal, rreth tė cilit lėkunden ēmimet e tij tė tregut. Prandaj, kur ne studjojmė natyrėn e kėsaj vlere, ne nuk marrim parasysh veprimet e pėrkohėshme tė ofertės dhe tė kėrkesės mbi ēmimet e tregut. Kjo vlen si pėr pagėn, ashtu edhe pėr ēmimet e gjithė mallrave tė tjera.

 

 

5.

[PAGA DHE ĒMIMET]

 

Tė gjitha argumentat e mikut tonė, po t'i pėrmbledhirn nė shprehjen e tyre teorike mė tė thjeshtė, pėrmblidhen nė kėtė dogmė tė vetme: “Ēmimet e mallrave pėrcaktohen ose rregullohen nga paga”. Pėr tė hedhur poshtė kėtė gabim tė vjetėruar, qė tashmė ėshtė hedhur poshtė me kohė unė mund t'i referohesha eksperiencės praktike.

Unė mund t'ju tregoja, se punėtorėt anglezė tė fabrikave, minatorėt, punėtorėt e kantiereve detare, etj., puna e tė cilėve paguhet relativisht mirė, megjithatė ua kalojnė gjithė kombeve tė tjera me lirėsinė e produkteve tė tyre, ndėrsa, pėr shėmbull, punėtorėve anglezė tė bujqėsisė, puna e tė cilėve paguhet relativisht pak, ua kalojnė pothuajse tė gjitha kombet pėr shkak tė shtrenjtėsisė sė produkteve tė tyre. Unė mund t'ju tregoja, duke krahasuar artikuj tė ndryshėm tė njė vendi ose mallra tė vendeve tė ndryshme, se pėrveē disa pėrjashtimeve, mė tepėr tė dukėshme, se sa tė vėrteta, mesatarisht puna, qė paguhet mė mirė, prodhon mallra tė lira, kurse puna, qė paguhet mė pak, prodhon mallra tė shtrenjta. Kjo, natyrisht, nuk provon aspak, se ēmimi i lartė i punės nė njė rast dhe ēmimi i ulėt i punės nė rastin kurdoherė shkaku i kėtyre rezultateve diametralisht, tė kundėrta; por kjo, sidoqoftė, provon se ēmimct e mallravc nuk pėrcaktohen nga ēmimet e unės. Por ne nuk kemi nevojė aspak qė tė pėrdorim kėtė metodė empirike.

por, ndoshta, ndonjeri mund ta mohojė, se qytetari Ueston shtroi dogmėn «Ēmimet e mallrave pėrcaktohen ose rregullohen nga paga». Me tė vėrtetė ai s'ka dhėnė kurrė njė formulim tė tillė. Bile, pėrkundrazi, ai tha, se fitimi dhe renta gjithashtu janė Pjesė pėrbėrėse tė ēmimeve tė mallrave, sepse nga ēmimet e mallrave nuk duhet tė paguhet vetėm paga e punėtorėve, por edhe fitimi i kapitalistėve dhe renta e pronarėve tė tokės. Po nga se, sipas mendimit tė tij, formohen ēmimet? Para sė gjithash nga paga. Pastaj shtohet pėrqindja nė dobi tė kapitalistit dhe pėrqindja tjetėr nė dobi tė pronarit tė tokės. Ta zėmė, se pagesa pėr punėn, qė pėrdoret pėr prodhimin e mallit, ėshtė 10. Nė qoftė se norma e fitimit ėshtė 100% kundrejt pagės sė paguar, atėhere kapitalisti shton 10, dhe nė qoftė se norma e rentės ėshtė gjithashtu 100% kundrejt pagės sė paguar, atėhere do tė bėhet edhe njė shtesė tjetėr prej 10 dhe gjithė ēmimi i mallit do tė jetė barazi me 30. Por njė pėrcaktim i tillė i ēmimit do tė thotė, se ēmimi pėrcaktohet nga paga. Nė qoftė se nė rastin, qė pėrmendėm, paga do tė ngrihej deri nė 20, atėhere ēmimi i mallit do tė ngrihej deri mė 60 etj. Sipas kėsaj tė gjithė shkrimtarėt e vjetėr pėr ēėshtjet e ekonomisė politike, qė mbrojnė dogmėn, se ēmimet rregullohen nga paga, janė orvatur ta provojnė kėtė me faktin se e quajnė fitimin dhe rentėn vetėm si pėrqindje, qė i shtohen pagės. Natyrisht, asnjė prej tyre nuk ka qėnė nė gjėndje qė t'i reduktojė nė njė ligj ekonomik kufijtė e kėtyre pėrqindjeve. Pėrkundrazi, ata, me sa duket, mendonin, se fitimi caktohet nga traditat, nga zakoni, nga vullneti i kapitalistit ose nga ndonjė mėnyrė tjetėr e tillė arbitrare dhe e pashpjegueshme. Kur ata thonė, se fitimi pėrcaktohet nga konkurenca midis kapitalistėve, me kėtė ata nuk thonė absolutisht asgjė. Ėshtė e vėrtetė, se konkurenca i barazon pa dyshim normat e ndryshme tė fitimit nė degėt e ndryshme tė prodhimit, d.m.th. i redukton ato nė njė nivel tė vetėm mesatar, por ajo kurrsesi nuk mund ta pėrcaktojė vetė kėtė nivel ose normėn e pėrgjithėshme tė fitimit,

Ē'kuptojmė ne, kur themi, se ēmimet e mallrave pėrcaktohen nga paga? Me qėnė se paga ėshtė vetėm njė term i ēmimit tė punės, me kėtė ne themi, se ēmimet e mallrave rregullohen nga ēmimi i punės. Me qėnė “ēmimi” ėshtė vlerė shkėmbimi, -- dhe, kur flas pėr vlerė, une kam kurdoherė parasysh vlerėn e shkėmbimit, d. m, the "vlerėn e shkėmbimit tė shprehur nė para, atėhere kjo tezė pėrmblidhet kėshtu : «vlera e mallrave pėrcaktohet nga vlera e punės» ose «vlera e punės ėshtė masa e pėrgjitshme e vlerave».

Po nė kėtė rast si pėrcaktohet vetė vlera e punės? Kėtu ne hyjmė nė njė qorrsokak. Natyrisht, ne hyjmė nė njė qorrsokak, nė qoftė tė pėrpiqemi tė arėsyetojmė nė mėnyrė llogjike. Kurse mbrojtėsit e kėsaj doktrine nuk ēajnė fort kokėn pėr llogjikėn. Merrni, pėr shėmbull, mikun tonė Ueston. Nė fillim ai na tha, se ēmimi i mallrave pėrcaktohet nga paga dhe se, si rrjedhim, kur ngrihet paga duhet tė ngrihen edhe ēmimet. Pastaj ai filloi tė na provonte, se, pėrkundrazi, ngritja e pagės nuk do tė sjellė asnjė dobi, sepse do tė ngrihen ēmimet e mallrave dhe sepse paga nė tė vėrtetė matet me ēmimet e atyre mallrave, pėr tė ajo shpenzohet. Kėshtu, ne fillojmė duke thėnė, se vlera e mallrave pėrcaktohet nga vlera e punės, dhe mbarojmė duke thėnė, se vlera e punės pėrcakton vlerėn e mallrave. Nė kėtė mėnyrė, nė tė vėrtetė, ne rrotull nė njė rreth tė mbyllur dhe nuk arrijmė nė asnjė pėrfundim.

Pėrgjithėsisht ėshtė e qartė se duke e bėrė vlerėn e njė malli, tė themi tė punės, tė drithit ose tė ndonjė malli tjetėr, masė tė pėrgjithėshme dhe rregullues tė vlerės, atėhere ne vetėm e shtyjmė vėshtirėsinė, sepse ne pėrcaktojmė njė vlerė me njė vlerė tjetėr, e cila nga ana e saj ka nevojė tė pėrcaktohet.

Dogma, se «ēmimet e mallrave pėrcaktohen nga paga», e shprehur nė formėn e saj mė abstrakte, tė shpie nė pėrfundimin, se «vlera pėrcaktohet nga vlera», dhe kjo tautollogji do tė thotė, se nė tė vėrtetė ne dimė absolutisht asgjė mbi vlerėn. Po ta pranojmė kėtė premisė, tė gjitha arėsyetimet rnbi ligjet e pėrgjithėshme tė ekonomisė po shndėrrohen nė pallavra. Prandaj merita e madhe e Rikardos ka qėnė, se nė veprėn e tij «Parimet e ekonomisė politike», qė u botua mė 1817, ai shkatėrroi nga themeli doktrinėn e vjetėr, qė nė atė kohė ishte popullore, tė gabuar dhe tė falimentuar, sipas sė cilės gjoja “ēmimet pėrcaktohen nga paga”, doktrinėn e gabuar, tė cilėn Adam Smithi dhe paraardhėsit e tij francezė e kishin hedhur poshtė nė pjesėn me tė vėrtetė shkencore tė studimeve tė tyre dhe qė megjithatė ata kishin riprodhuar nė kapitujt mė tė cektė dhe mė vulgarizues tė veprave tė tyre.

 

 

6.

[VLERA DHE PUNA]

 

Qytetarė, tani unė erdha nė atė pikė, kur duhet tė filloj shpjegimin e vėrtetė tė ēėshtjes, qė po shqyrtojmė. Unė nuk mund tė premtoj, se do ta bėj kėtė nė mėnyrė krejt tė kėnaqėshme, sepse pėr njė gjė tillė

do tė mė duhej tė pėrfshija gjithė fushėn e ekonomisė politike. Unė mund vetėm, siē thonė franeezėt, «effleurer la question», d.m.th. prek vetėm ēėshtjet kryesore.

Ēėshtja e parė, qė duhet tė shtrojrnė, ėshtė: ē'ėshtė vlera e mallit? Nga se pėreaktohet ajo?

Nė vėshtrimin e parė mund tė duket, se vlera e mallit ėshtė njė gjė krejt relative dhe se ajo nuk mund tė caktohet, po qe se malli nuk merret nė raportet e tij me tė gjitha mallrat e tjera. Me tė vėrtetė, kur flasim pėr vlerėn, pėr vlerėn e shkėmbimit tė mallit, ne kemi parasysh raportet e sasisė, nė tė cilat ky mall shkėmbehet me tė gjitha mallrat e tjera. Po atėhere del pyetja: si ceaktohen proporcionet, sipas tė cilave mallrat shkėmbehen me njėri tjetrin?

Ne e dimė nga eksperienea, se kėto proporcione ndryshojnė pa fund. Po tė marrim njė mall, pėr shėmbull, grurėt, do tė shohim se kuarteri i grurit shkėmbehet me mallra tė tjera tė ndryshme nė proporcione, qė ndryshojnė pothuajse pa fund. Megjithatė, me qėnė se vlera e tij nė tė gjitha kėto raste mbetet e pandryshueshme, pavarėsisht nė se ajo shprehet nė mėndafsh, ar ose nė ndonjė mall tjetėr, kjo vlerė duhet tė jetė diēka e ndryshme dhe e pavarur nga proporcionet e shumta, nė tė cilat ajo shkėmbehet me mallrat e tjera, diēka e pavarur prej tyre. Duhet tė ketė mundėsi pėr ta shprehur atė nė njė formė tė ndryshme nga kėto raporte tė ndryshme barazije midis mallrave tė ndryshme.

Pastaj: kur unė them, se kuarteri i grurit shkėmbehet me hekur nė njė proporcion tė caktuar, ose se vlera e njė kuarteri me grurė shprehet nė njė sasi tė caktuar hekuri, unė me kėtė dua tė them, se vlera e grurit dhe ekuivalenti i saj nė formėn e hekurit janė barazi me njė send tė tretė, qė nuk ėshtė as grurė, as hekur, pse unė nisem nga fakti, se ato shprehin tė njėjtėn madhėsi nė dy forma tė ndryshme. Prandaj ēdonjeri prej kėtyre mallrave, si grurėt, ashtu edhe hekuri, pavarėsisht nga tjetri duhet tė reduktohet nė kėtė send tė tretė, i cili pėrfaqėson masėn e tyre tė pėrbashkėt.

Pėr ta bėrė tė kuptueshme kėtė tezė, unė do tė jap njė shėmbull shumė tė thjeshtė nga gjeometrija. Si veprojmė ne, kur krahasojmė sipėrfaqet e trekėndshave me forma dhe me madhėsi tė ndryshme ose kur krahasojmė sipėrfaqet e trekėndshave me sipėrfaqet e kėndeve tė drejta ose tė ēdo figure tjetėr vijėdrejte? Ne e kthejmė sipėrfaqen e ēdo trekėndshi nė njė shprehje krejt tė ndryshme nga forma e saj e dukėshme.

Duke e ditur nga vetitė e trekėndshit, se sipėrfaqja e tij ėshtė barazi me gjysmėn e shumės sė bazės shumėzuar me lartėsinė e tij, ne mund tė krahasojmė madhėsitė e ndryshme tė tė gjitha llojeve tė trekėndshave dhe tė tė gjitha figurave vijėdrejte midis tyre, sepse secilado prej kėtyre figurave mund tė zbėrdhehet njė numur tė caktuar trekėndshash.

Po kėtė mėnyrė veprimi duhet tė pėrdorim edhe pėr vlerat e mallrave. Ne duhet tė kemi mundėsinė qė t’i kthejmė tė gjitha ato nė njė shprehie tė vetme, tė pėrbashkėt pėr tė gjitha, duke i dalluar vetėm nga proporcionet, nė tė cilat ato pėrmbajnė tė njėjtėn masė identike.

Me qėnė se vlerat e shkėmbimit tė mallrave shprehin vetėm funksionet shoqėrore tė kėtyre sendeve dhe nuk kanė tė bėjnė fare me vetitė e tyre natyrale, prandaj ne, para sė gjithash, duhet tė pyesim: cila ėshtė substanca shoqėrore e pėrbashkėt e tė gjitha mallrave? Kjo substancė ėshtė puna. Pėr tė prodhuar njė mall, duhet tė harxhohet njė sasi e caktuar pune. Dhe unė nuk flas thjesht pėr punė, por pėr punė shoqėrore. Njeriu, qė prodhon njė send pėr nevojat e tij, pėr ta pėrdorur ai vetė, krijon produkt, dhe jo mall. Si prodhues, qė punon pėr vehten e tij, atė nuk e lidh asgjė me shoqėrinė. Por pėr tė prodhuar mallin njeriu nuk duhet vetėm tė prodhojė njė send, qė plotėson ndonjė nga nevojat shoqėrore, por edhe vetė puna e tij duhet tė jetė pjesė e pandarė e shumės sė pėrgjithėshme tė punės sė harxhuar nga shoqėrija. Puna e tij duhet t’i nėnshtrohet ndarjes sė punės brėnda nė shoqėri. Ajo nuk ėshtė asgjė pa nėndarjet e tjera tė punės, ndėrsa ajo vetė nevojitet qė t’i plotėsojė kėto nėndarje.

Duke i parė mallrat si vlera, ne i shohim ato vetėm si njė punė shoqėrore tė mishėruar, tė fiksuar ose, po tė doni, tė kristalizuar. Nga kjo pikėpamje ato mund tė ndryshojnė njeri nga tjetri vetėm sepse ato pėrfaqėsojnė njė sasi pune mė tė madhe ose mė tė vogėl. Pėr shėmbull, pėr njė shami tė mėndafshtė duarsh mund tė jetė harxhuar njė sasi mė e madhe pune, se sa pėr njė tullė. Po me se matet sasija e punės? Me kohėn, gjatė sė cilės zgjatet puna, — me orė, ditė etj. Qė kjo masė tė pėrdoret pėr tė matur punėn, tė gjitha format e punės duhet tė reduktohen nė njė punė mesatare ose tė thjeshtė, si unitet i tyre.

Kėshtu, ne arrijmė nė kėtė pėrfundim: malli ka vlerė, sepse ai ėshtė kristalizim i punės shoqėrore. Madhėsija e vlerės sė tij ose vlera e tij relative varet nga sasija e substancės shoqėrore, qė ai pėrmban, d.m.th ajo varet nga sasija relative e punės, qė duhet pėr prodhimīn e mallit. Pra, vlerat relative tė mallrave pėrcaktohen nga sasitė ose shumat pėrkatėse tė punės, qė janė harxhuar, mishėruar, fiksuar nė kėto mallra. Sasitė pėrkatėse tė mallrave, pėr prodhimin e tė cilave duhet e njėjta sasi kohe janė tė barabarta. Ose: vlera e njė malli, ėshtė nė raport me vlerėn e njė malli tjetėr, ashtu si sasija e punės, qė ėshtė fiksuar nė njerin mall, ėshtė nė raport me sasinė e punės, ėshtė fiksuar no mallin tjetėr.

Unė e parashikoj, se shumė prej jush do tė pyesin: a ka me tė ndryshim kaq tė madh, ose pėrgjithėsisht ndonjė ndryshim ēfarėdo, midis pohimit, se vlerat e mallrave pėrcaktohen nga paga dhe pohimit, se ato pėrcaktohen nga sasia relative e punės, qė duhet pėr prodhimin e tyre? Sidoqoftė, ju duhet ta keni tė qartė, se shpėrblimi i punės dhe sasija e punės janė dy sende krejt tė ndryshme. Ta zėmė, pėr shėmbull, se pėr njė kuarter grurė dhe pėr njė uncė ar janė harxhuar sasi ti barabarta pune. Une po marr kėtė shėmbull, me qėnė se kėtė shėmbull e ka pėrdorur Beniamin Franklini nė veprėn e tij tė parė, botuar mė 1729 dhe me titullin «Kėrkime modeste mbi natyrėn dhe domosdoshmėrinė e kartmonedhave», ku ai qe njė nga tė parėt, qė e kuptoi natyrėn e vėrtetė tė vlerės. Kėshtu, ne e zumė, se njė kuarter grurė dhe njė uncė ar janė vlera tė barabarta ose ekuivalente, sepse ato janė kristalizim sasish tė barabarta pune mesatare, tė kaq ditėve ose kaq javėve punė, tė fiksuar nė secilin prej tyre. Duke i pėrcaktuar nė kėtė mėnyrė vlerat relative tė arit dhe tė drithit, vallė ne a kemi nevojė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr pėr pagėn e punėtorit tė bujqėsisė ose tė minatorit? Aspak. Ne lėmė krejt tė papėrcaktuar ēėshtjen se si u pagua puna e tyre ditore ose javore, si dhe ēėshtjen a ėshtė pėrdorur pėrgjithėsisht punė me mėditje. Nė qoftė se ėshtė pėrdorur, atėherė paga e kėtyre dy punėtorėve mund tė mos ketė qėnė aspak e barabartė. Punėtori, puna e tė cilit ėshtė mishėruar nė kuarterin me grurė, mund tė ketė marrė vetėm 2 bushela, ndėrsa minatori mund tė ketė marrė 1/2 unce ar. Ose, nė qoftė se e zėmė, se paga e tyre ėshtė e barabartė, ajo mund tė lėkundet nė proporcione tė ndryshme rreth vlerės sė mallrave tė prodhuara prej tyre. Ajo mund tė jetė barazi me ½, ?, ¼ , ?, ose me njė pjesė tjetėr tė njė kuarteri drithė ose tė njė unce ar. Paga e tyre nuk mund tė jetė mė e madhe, se vlera e mallrave tė prodhuara prej tyre, por paga mund tė jetė mė e vogėl se ajo, dhe bile nė shkallė tė ndryshme. Paga e tyre do tė kufizohet nga vlerat e produkteve, por vlerat e produkteve tw tyre nuk kufizohen aspak nga paga. Por gjėja mė kryesore ėshtė, se vlerat, vlerat relative, pėr shėmbull, tė drithit dhe tė arit, caktohen nė mėnyrė krejt tė pavarur nga vlera e punės sė pėrdorur, d.m.th. nga paga. Prandaj pėrcaktimi i vlerės sė mallrave me sasinė relative tė punės sė fiksuar nė to ėshtė njė gjė krejt e ndryshme nga metoda tautollogjike e pėrcaktimit tė vlerės sė mallrave me vlerėn e punės ose me pagėn. Por kėtė pikė do ta sqarojmė mė shumė gjatė zhvillimit tė analizės sonė.

Kur Ilogarisim vlerėn e shkėrnbimit tė mallit, sasisė sė punės, qė ėshtė harxhuar nė fazėn e fundit prodhimit, duhet t’i shtojmė sasinė e punės, qė ėshtė harxhuar mė para nė lėndėn e parė tė mallit, dhe punėn, qė ėshtė harxhuar pėr pajisjet, pėr instrumentat, pėr maqinat dhe ndėrtesat, qė duhen pėr realizimin e punės. Pėr shėmbull, vlera e njė sasije tė caktuar fijesh prej pambuku ėshtė kristalizimi i njė sasije pune, qė i ėshtė bashkuar pambukut nė procesin e tjerrjes, i njė sasije pune, qė ėshtė harxhuar mė parė pėr vetė pambukun, i njė sasije pune, mishėruar nė qymyrgurin, nė vajin dhe nė materjalet e tjera ndihmėse, qė pėrdoren nė punė e sipėr, i njė sasije pune, qė ėshtė harxhuar pėr maqinėn me avull, pėr boshtet, pėr ndėrtesėn e fabrikės etj. Veglat e prodhimit nė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj fjale, si: instrumentat, maqinat, ndėrtesat pėrdoren pėr njė kohė pak a shumė tė gjatė nė proceset e prodhimit, qė pėrsėriten. Po tė qe se ato do tė konsumoheshin menjėherė, si lėnda e parė, atėhere gjithė vlera e tyre do tė kalohej menjėherė nė mallrat, pėr prodhimin e tė cilave ato u pėrdorėn. Por me qėnė se, pėr shėmbull, boshti konsumohet dalngadalė, atėhere bėhet njė Ilogari mesatare, e mbėshtetur mbi kohėn mesatare qė rron boshti dhe mbi konsumimin mesatar tė tij pėr njė periudhė tė caktuar, ta zėmė pėr njė ditė. Kėshtu ne Ilogarisim se ē'pjesė e vlerės sė boshtit kalohet nė fijet e tjerra ēdo ditė dhe, prandaj, se ē'pjesė e tė gjithė sasisė sė punės, tė harxhuar, pėr shėmbull, nė njė funt fije, i takon punės, sė mishėruar mė parė nė boshtin. Pėr qėllimin tonė tė tanishėm nuk ka nevojė qė pėr kėtė ēėshtje tė flasim me hollėsi.

Mund tė duket qė, nė qoftė se vlera e mallit pėrcaktohet nga sasija e punės, qė ėshtė harxhuar pėr prodhimin e tij, atėherė sa mė shumė pėrtac dhe i paaftė tė jetė njeriu, aq mė e madhe do tė jetė vlera e mallit tė prodhuar prej tij, sepse aq mė shumė kohė pune do tė duhet pėr prodhimin e kėtij malli. Por njė konkluzion i tillė do tė ishte njė gabim i hidhur. Po ju kujtoj, se unė pėrdora shprehjen «punė shoqėrore» dhe kjo shprehje “shoqėrore” do tė thotė shumė. Kur themi, se vlera e mallit pėrcaktohet nga sasija e punės, qė ėshtė harxhuar pėr 'tė ose kristalizuar nė 'tė, ne kemi parasysh sasinė e punės, tė domosdoshme per prodhimin e mallit nė njė gjėndje tė caktuar tė shoqėrisė, nė kushte tė caktuara mesatare tė prodhirnit, nė njė nivel tė caktuar shoqėror, mesatar intensiteti dhe nė njė aftėsi mesatare tė punės sė pėrdorur. Kur nė Angli maqina me avull e endjes filloi tė konkuronte avlėmėndin, atėhere pėr shndėrruar njė sasi tė caktuar fijesh nė njė jard beze prej pambuku ose nė njė jard stofė duhej vetėm gjysma e kohės sė tė mėparshme. Ėshtė e vėrtetė, se punėtorit tė mjerė tė avlėmėndit tani i duhej tė punonte 17—18 orė nė ditė nė vend tė 9 ose 10 orėve, qė punonte mė parė.

Porse nė produktin e 20 orėve punė tė tij tani kishte vetėm 10 orė punė shoqėrore, ose 10 orė punė, shoqėrisht tė domosdoshme pėr tė shndėrruar njė sasi tė caktuar fijesh nė beze. Prandaj produkti i 20 orėve tė punės sė tij tani nuk kishte mė shumė vlerė, se sa kishte mė parė produkti i 10 orėve tė punės sė tij.

Pra, nė qoftė se vlerat e shkėmbimit tė mallrave pėrcaktohen nga puna shoqėrisht e domosdoshme e mishėruar nė 'to, atėhere sa herė qė shtohet sasija e punės, qė ėshtė dashur pėr prodhimin e mallit, duhet tė rritet edhe vlera, dhe sa herė qė pakėsohet kjo sasi vlera e tij duhet tė ulet. Nė qoftė se sasitė e punės, tė domosdoshme pėr prodhimin e mallrave tė caktuara, do tė ishin tė pėrherėshme, atėherė do tė ishin tė pėrherėshme edhe vlerat e tyre relative. Mirėpo, nuk ėshtė kėshtu. Sasija e punės, e domosdoshme pėr prodhimin e mallit, ndryshon pa rreshtur bashkė me ndryshimet, qė pėsojnė forcat prodhuese tė punės sė pėrdorur. Sa mė i lartė tė jetė niveli i forcave prodhuese tė punės, aq mė shumė produkt prodhohet nė njė kohė pune tė caktuar, dhe sa mė i ulėt tė jetė niveli i forcave prodhuese tė punės, aq mė pak produkt prodhohet po nė kėtė kohė. Nė qoftė se, pėr shėmbull, me shtimin e popullsisė, do tė ishte e nevojshme tė punoheshin edhe tokat mė pak pjellore, atėherė pėr tė marrė sasinė e mėparėshme tė produkteve do tė duhej tė harxhohej njė sasi mė e madhe pune, dhe, si rrjedhim i kėsaj, vlera e produkteve bujqėsore do tė ngrihej. Nga ana tjetėr, nė qoftė se, duke pėrdorur mjetet e sotme tė prodhimit, njė tjerrės nė njė ditė pune tjerr me mijra herė mė shumė pambuk, se sa mund tė tirrte po nė kėtė kohė me njė bosht dore, atėherė ėshtė e qartė, se pėr ēdo funt pambuku duhet me mijra herė mė pak punė tė tjerrėsit, se sa mė parė, dhe, si rrjedhim, vlera, qė i shtohet nė procesin e tjerrjes ēdo funti pambuk, do tė jetė me mijra herė nė pak, se sa mė parė. Nė pėrputhje me kėtė vlera e fijeve tė tjerra do tė pakėsohet.

Po tė lėmė mėnjanė ndryshimin e veēorive natyrale, si edhe aftėsitė e fituara nė prodhim tė popujve tė ndryshėm, atėhere forcat prodhuese tė punės duhet tė varen kryesisht :

1. Nga kushtet natyrale tė punės, si: nga pjellorija e tokės, nga pasurija e nėntokės etj.;

2. Nga perfeksionimi i vazhdueshėrn i forcave shoqėrore tė punės, qė lind nga prodhimi nė shkallė tė gjerė, nga koncentrimi i kapitalit, nga kombinimi i punės, nga ndarja e punės, nga maqinat, nga pėrmirėsimi i metodave tė prodhimit, nga pėrdorirni i forcave kimike dhe i forcave tjera tė natyrės, nga shkurtimi i kohės dhe i hapėsirės me anė tė mjeteve tė ndėrlidhjes dhe tė transportit dhe nga tė gjitha shpikjet e tjera, me anėn e tė cilave i detyron forcat e natyrės qė t’i shėrnbejnė punės dhe nė saje tė tė cilave zhvillohet karakteri shoqėror ose kooperativist i punės. Sa mė i lartė tė jetė niveli i forcave prodhueve tė punės, aq mė pak punė harxhohet pėr njė sasi tė caktuar produkti, dhe, si rrjedhim, aq mė e vogėl ėshtė vlera e produktit. Sa mė i ulėt tė jetė niveli i forcave prodhuese tė punės, aq mė shumė punė harxhohet pėr tė njėjtėn sasi produkti dhe, si rrjedhim, aq mė e madhe ėshtė vlera e tij.

Prandaj ne mund tė caktojmė si ligj tė pėrgjithshėm kėtė:

Vlerat e mallrave janė nė pėrpjesėtim tė drejtė me kohėn e punės sė harxhuar pėr prodhimin e tyre, dhe janė nė pėrpjesėtim tė ēdrejtė me forcat prodhuese tė punės sė harxhuar.

Derni tani ne kemi folur pėr vlerėn, tani unė do tė shtoj disa fjalė pėr ēmimin d.m.th pėr formėn e veēantė, qė merr vlera.

Ēmimi, nė vetėvehte, nuk ėshtė tjetėr, veēse shprehja e vlerės nė para. Pėr shėmbull, vlerat e tė gjitha mallrave nė Angli shprehen nė ēmime ari, kurse nė kontinent ato shprehen, sidomos, nė ēmime argjendi. VIera e arit ose e argjendit, si edhe vlera e tė gjitha mallrave tė tjera, pėrcaktohet nga sasija e punės sė domosdoshme pėr nxjerrjen e tyre. Ju shkėmbeni njė shumė tė caktuar produktesh tė vendit tuaj, nė tė cilat ėshtė kristalizuar njė sasi e caktuar e punės suaj kombėtare, me produktet e vendeve, qė prodhojnė ar dhe argjend, produkte, nė tė cilat ėshtė kristalizuar njė sasi e caktuar e punės sė tyre. Pikėrisht nė kėtė mėnyrė, d.m.th. nė fakt duke shkėmbyer njė mall me njė mall tjetėr, njerėzit mėsohen tė shprehin vlerat e mallrave tė tyre, d.m.th. sasinė e punės sė harxhuar pėr prodhimin e tyre, nė ar dhe nė argjend. Po ta shikoni mė afėr kėtė shprehje tė vlerės nė para ose, gjė qė ėshtė njėsoj >> shndėrrimin e vlerės nė ēmim, ju do tė vini re, se kėtu kemi njė proces me anėn e tė cilit vlerat e tėgjitha mallrave marrin njė formė tė pavarur dhe homogjene, ose me anė tė tė cilit ato shprehen si sasira tė njė pune shoqėrore tė barabartė. Ēmimin, pėr deri sa ai ėshtė vetėm shprehje e vlerės nė para, Adam Smithi e quajti ēmim natyral, ndėrsa fiziokratėt francezė e quajtėn ēmim i domosdosshėm (prix nėcessaire).

Cili ėshtė, pra, raporti midis vlerės dhe ēmimeve tė tregut ose midis ēmimeve natyrale dhe ēmimeve tė tregut? Ju tė gjithė e dinin, se ēmimi i tregut ėshtė i barabartė pėr tė gjitha mallrat e njėllojta, sado tė ndyshme qė tė jenė kushtet e prodhimit pėr prodhuesit e ve ēantė. Ēmimet e tregut shprehin vetėm sasinė mesatare tė punės shoqėrore, qė ėshtė e domosdosshme nė kushte mesatare prodhimi, pėr tė furnizuar tregun me njė sasi tė caktuar artikujsh tė caktuar. Ato llogariten pėr tė gjitha mallrat e njė lloji tė caktuar.

Nė kėtė kuptim ēmimi i tregut i mallit pėrkon me vlerėn e tij. Nga ana tjetėr, lėkundjet e ēmimeve tė tregut, herė duke u ngritur pėrmbi vlerėn ose ēmimin natyral, herė duke zbritur nėn vlerėn, varen nga lėkundjet e ofertės dhe tė kėrkesės. Mėnjanimet e ēmimeve tė tregut nga vlerat janė tė vazhdueshme, por, siē thotė Adam Smithi:

«Ēmimi natyral ėshtė ēmimi qendror, ndaj tė cilit synojnė vazhdimisht ēmimet e tė gjitha mallrave. Rrethana tė ndryshme tė rastit nganjėherė mund t'i mbajnė ato nė njė nivel shumė mė tė lartė dhe nganjėherė mund t'i ulin pak nėn ēmimin natyral. Por, cilatdo qofshin pengesat, qė i mėnjanojnė ēmimet e mallrave nga kjo qendėr e qėndrueshme dhe mosndryshimi, ato synojnė vazhdimisht drejt saj».

Unė nuk mundem tani qė ta shqyrtoj me hollėsi kėtė ēėshtje. Mjafton tė thuhet, se, nė qoftė se oferta dhe kėrkesa ekuilibrojnė njėra tjetrėn, atėhere ēmimet e tregut tė mallrave do t'u pėrgjigjen ēmimeve tė tyre natyrale, d. m. th. vlerave tė tyre, qė pėrcaktohen nga sasija e punės sė domosdoshme pėr prodhimin e kėtyre mallrave. Por oferta dhe kėrkesa duhet tė synojnė vazhdimisht qė tė ekuilibrojnė njėra tjetrėn, ndonėse ato e bėjnė kėtė vetėm duke kompensuar njė lėkundje me njė tjetėr, ngitjen me zbritjen dhe anasjelltas. Nė qoftė se ju, nė vend qė tė merrni vetėm lėkundjet e pėrditėshme, analizoni lėvizjen e ēmimeve tė tregut pėr periudha mė tė gjata, siē bėri, pėr shėmbull, z.Tuk nė veprėn e tij «Historija e ēmimeve», do tė shihni, se lėkundjet e ēmimeve tė tregut, mėnjanimet e tyre nga vlerat, ngritjet dhe uljet e tyre reciprokisht paralizojnė dhe kompensojnė njėra tjetrėn; kėshtu qė, po tė lėmė mėnjanė ndikimin e monopoleve dhe disa modifikime tė tjera, pėr tė cilat tani nuk mund tė flas, tė gjitha llojet e mallrave shiten mesatarisht sipas vlerave tė tyre, sipas ēmimeve tė tyre natyrale. Periudhat mesatare, gjatė tė cilave lėkundjet e ēmimeve tė tregut kompensojnė njėra tjetrėn, janė ndryshme pėr lloje tė ndryshme mallrash, sepse pėr njė lloj mallrash pėrshtatja e ofertės me kėrkesėn arrihet mė lehtė, ndėrsa pėr disa tė tjera arrihet mė me vėshtirėsi.

Pra, nė qoftė se pėrgjithėsisht, nė periudha pak a shumė tė gjata, tė gjitha llojet e mallrave shiten sipas vlerave tė tyre, atėhere do tė ishte njė gjė e pa kuptim tė mendohet, se gjoja fitimi — jo nė raste tė veēanta, Por fitimi i pėrhershėm dhe i zakonshėm nė dega e ndryshme tė industrisė, del nga shtesa mbi ēmimet e mallrave ose nga qė mallrat shiten ēmime mė tė larta, se vlera e tyre. Absurditeti i njė ideje tė tille do tė duket sheshit, nė qoftė se ne do tė pėrpiqemi ta pėrgjithėsojmė atė. Tė gjitha ato, qė ndokush do t'i fitonte vazhdimisht si shitės, ai duhej t'i humbiste vazhdimisht si blerės. Nuk e zgjidh ēėshtjen edhe vėrejtja, se ka njerėz, qė janė blerės, pa qėnė njėkohėsisht shitės, ose janė konsumatorė, pa qėnė njėkohėsisht prodhues. Atė, qė kėta njerėz u paguajnė prodhuesve, ata duhet ta kenė marrė falas prej tyre mė parė. Po t'ju marrė njeri mė parė para dhe pastaj t'jua kthejė ato duke blerė mallrat tuaja, ju kurrė nuk mund tė pasuroheni edhe sikur t'ia shisni po kėtij njeriu mallrat tuaja me ēmim shumė tė lartė. Njė veprim i tillė mund t'i pakėsojė humbjet, por ai nuk mund tė sjellė fitime nė asnjė mėnyrė.

Pra, pėr tė shpjeguar natyrėn e pėrgjithėshme tė fitimit ju duhet tė niseni nga teza, se mallrat mesatarisht shiten sipas vlerave tė tyre tė vėrteta, dhe se fitimi del nga shitja e mallrave sipas vlerave tė tyre, d.m.th nga shitja e tyre proporcionalisht me sasinė e punės sė mishėruar nė 'to. Nė qoftė se ju nuk mund ta shpjegoni fitimin nė bazė tė kėtij supozimi, atėherė ju nuk mund ta shpjegoni atė fare. Kjo duket si njė gjė paradoksale dhe gjoja nė kundėrshtim me eksperiencėn e pėrditėshme. Por nuk ėshtė mė pak paradoksale dhe fakti, se toka vėrtitet rreth diellit dhe se ujėt pėrbėhet nga dy gaze, qė ndizen lehtė. Tė vėrtetat shkencore janė kurdoherė paradoksale, po tė gjykosh nė bazė tė eksperiencės sė pėrditėshrne, e cila kap vetėm dukjen mashtruese tė sendeve.

 

 

7.

[FUQIJA PUNĖTORE]

 

Pasi ne analizuam, aq sa mund tė na lejonte njė pėrmbledhje e tillė e shkurtėr, natyrėn e vlerės, tė vlerės sė ēdo malli, tani duhet tė pėrqėndrojmė vėmėndjen mbi vlerėn specifike tė punės. Edhe kėtu unė prapė do tė ju habis me njė pohim, qė juve do t’ju duket si paradoks. Tė gjithė ju jeni tė bindur, se ēdo ditė ju shisni pikėrisht punėn tuaj, se, si rrjedhim, puna ka ēmim dhe se, — me qėnė se ēmimi i mallit ėshtė vetėm shprehja nė para e vlerės sė tij, — atėherė me siguri duhet tė egzistojė njė send i tillė si viera e punės. Megjithatė, njė send i tillė, si vlera e punės, nė kuptimin e zakonshėm tė kėsaj fjale, nė tė vėrtetė nuk egziston. Ne pamė, se sasija e punės sė domosdoshme tė kristalizuar nė mall formon vlerėn e tij. Nė qoftė se ne do tė donim ta pėrdornim kėtė koncept tė vlerės, atėhere si do tė mund ta pėrcaktonim, pėr shėmbull' vlerėn e njė ditė pune prej 10 orėsh? Sa punė ka nė kėtė ditė? 10 orė punė. Nė qoftė se ne do tė thoshim, se vlera e njė dite pune prej 10 orėsh ėshtė barazi me 10 orė punė ose me sasinė e punės, qė ka nė kėtė ditė pune, kjo do tė ishte njė tautollogji dhe bile pėr mė tepėr do tė ishte njė absurditet. Natyrisht, pasi ne tė kemi zbuluar kuptimin e vėrtetė, por tė maskuar, tė shprehjes «vlera e punės», atėhere ne mund ta shpjegojmė kėtė pėrdorim jo-racional tė vlerės, duket i parnundur, ashtu siē mund tė shpjegojmė lėvizjet e dukėshme tė trupave qiellorė, ashtu sikurse i shohim, pasi tė kemi njohur lėvizjet e tyre tė vėrteta.

Ajo, qė shet punėtori, nuk ėshtė drejpėrdrejt puna e tij, por ėshtė fuqija punėtore e tij, tė cilėn ai pėrkohėsisht e vė nė dispozicion tė kapitalistit. Kjo ėshtė aq e vėrtetė, sa qė pėr ligjet angleze, nuk e di, por sidoqoftė— ligjet e disa vendeve kontinentale — caktojnė njė kohė maksimale, brėnda sė cilės lejohet shitja e fuqisė punėtore. Po tė lejohej shitja e fuqisė punėtore pa afat, atėhere menjėherė do tė rivendosej skllavėrija. Nė qoftė se njė shitje e tillė do tė pėrfshinte, pėr shėmbull, gjithė kohėn e jetės sė punėtorit, ajo do ta bėnte atė menjėherė skllav pėr jetė tė sipėrmarrėsit tė tij.

Njė nga ekonomistėt mė tė vjetėr dhe fillozofėt mė origjinalė tė Anglisė, Thomas Hobs, nė veprėn e tij “Leviathan” e kuptoi instinktivisht kėtė fakt, qė gjithė pasardhėsit e tij nuk e vunė re. Ai thotė: “Vlera e njeriut, si pėr tė gjitha gjėrat e tjera, ėshtė ēmimi i tij, d.m.th. ajo, qė jepet pėr pėrdorimin e fuqisė sė tij».

Po tė nisemi nga kjo bazė, ne mund ta pėrcaktojmė vlerėn e punės ashtu siē pėrcaktojmė vlerėn e ēdo malli tjetėr.

Por, para se tė bėjmė kėtė gjė, ne duhet tė pyesim, si lindi ky fenomen i ēuditėshėm, se nė treg ne gjejmė, nga njėra anė, njė kategori blerėsish, tė cilėt kanė tokė, maqina, lėndė tė para dhe mjete jetese d.m.th. sende, qė, pėrvec tokės sė papunuar, tė gjitha janė produkte tė punės, dhe, nga ana tjetėr, njė kategori shitėsish, tė cilėt nuk kanė asgjė pėr tė shitur, pėrveē fuqisė tyre punėtore, pėrveē krahėve tė punės dhe trurit tė tyre; se disa blejnė vazhdimisht pėr tė nxjerrė fitim dhe pėr t'u pasuruar, kurse tė tjerėt shesin vazhdimisht pėr tė jetuar. Analiza e kėsaj ēėshtjeje do tė ishte analizė e asaj, qė ekonomistėt e quajnė akumulim fillestar ose paraprak, por qė duhej quajtur ē’pronėsim fillestar. Ne do te zbulonim, se i ashtuquajturi akumulim fillestar nuk ėshtė tjetėr, veēse njė sėrė procesesh historike, qė ēuan nė shkatėrrimin e unitetit qė egzistonte mė parė midis njeriut punėtor dhe mjeteve tė tija tė punės. Por njė analizė e tillė i kapėrcen kufijtė e temės time. Kjo shkėputje e njeriut punonjės nga mjetet e punės, pasi tė jetė kryer njėherė, kjo gjėndje ruhet dhe riprodhohet nė njė shkallė gjithėnjė mė tė madhe, deri sa revolucioni i ri dhe rrėnjėsor nė mėnyrėn e prodhimit ta pėrmbysė pėrsėri atė dhe tė rivendosė, nė njė formė tė re historike, unitetin, qė egzistonte nė fillim.

Ē’ėshtė, pra, vlera e fuqisė punėtore?

Si edhe vlera e ēdo malli tjetėr, vlera e fuqisė punėtore pėrcaktohet nga sasija e punės sė pėr prodhimin e saj. Fuqija punėtore e njeriut egziston vetėm nė personin e tij tė gjallė. Qė tė rritet dhe qė tė mbajė jetėn e tij, njeriu duhet tė konsumojė njė sasi tė caktuar mjetesh jetese. Por njeriu, si edhe maqina, konsumohet, dhe ai duhet zėvėndėsuar me njė njeri tjetėr. Pėrveē sasisė sė mjeteve tė jetesės, qė duhen pėr tė mbajtur egzistencėn e tij, punėtori ka nevojė dhe pėr njė sasi tjetėr mjetesh jetese pėr tė edukuar fėmijėt, tė cilėt duhet ta zėvėndėsojnė atė nė tregun e punės dhe tė pėrjetėsojnė gjininė e punėtorėve. Pėrveē kėsaj, punėtori duhet tė harxhojė edhe njė shumė tė caktuar vlerash pėr tė zhvilluar fuqinė e tij punėtore dhe pėr tė fituar njė kualifikim tė caktuar. Pėr qėllimin tonė kėtu mjafton tė shqyrtojmė vetėm punėn mesatare, pėr tė cilėn shpenzimet pėr edukim dhe mėsim pėrbėjnė njė sasi shumė tė vogėl. Por, duke pėrfituar nga rasti, unė duhet tė theksoj, se, me qėnė se shpenzimet pėr prodhimin e fuqisė punėtore tė njė cilėsije tė ndryshme janė tė ndryshme, ashtu duhet tė jenė tė ndryshme edhe vlerat e fuqisė punėtore, qė pėrdoren nė degėt e ndryshme tė prodhimit. Prandaj kėrkesa pėr pagė tė barabartė ėshtė gabim dhe dėshirė pa kuptim, qė nuk mund tė plotėsohet kurrė. Kjo kėrkesė ėshtė pjeIlė e radikalizmit tė shtrėmbėr dhe tė pėrciptė, qė pranon premisat dhe kėrkon t'u shmanget konkluzioneve. Nė bazė tė sistemit tė punės me mėditje vlera e fuqisė punėtore caktohet ashtu si edhe vlera e ēdo malli tjetėr, por, me qėnė se Ilojet e ndryshme tė fuqisė punėtore kanė vlera tė ndryshme, ose pėr prodhimin e tyre duhen sasi tė ndryshme pune' atėhere edhe nė tregun e punės ato duhet tė paguhen me ēmime tė ndryshme. Tė kėrkosh pagesė tė barabartė ose qoftė edhe vetėm tė drejtė' duke u mbėshtetur nė sistemin e punės me mėditje, ėshtė njėsoj sikur tė kėrkosh liri, duke u mbėshtetur nė sistemin e skllavėrisė. Ajo, qė ju e quani tė vėrtetė dhe tė drejtė, s'na hyn nė punė. Ēėshtja qėndron kėtu: ēka ėshtė e domosdoshme dhe e pashmangėshme nė njė sistem tė caktuar prodhimi?

Nga tė gjitha ato, qė thamė, ėshtė e qartė, se vlera e fuqisė punėtore pėrcaktohet nga vlera e mjeteve tė jetesės, qė duhen pėr tė prodhuar, zhvilluar, ruajtur dhe pėrjetėsuar fuqinė punėtore.

 

 

8.

[PRODHIMI I MBIVLERĖS]

 

Tani ta zėmė, se pėr tė prodhuar njė sasi mesatare mjetesh jetese, qė i duhen punėtorit ēdo ditė, duhen 6 orė punė mesatare. Pėrveē kėsaj, ta zėmė, se kėto 6 orė punė mesatare mishėrohen nė njė sasi ari barazi me 3 shilinga. Atėhere 3 shilinga do tė jenė ēmimi ose shprehja nė para e vlerės ditore tė fuqisė punėtore tė kėtij njeriu. Duke punuar 6 orė nė ditė, ai mund tė prodhojė ēdo ditė njė vlerė tė mjaftueshme pėr tė marrė njė sasi mesatare mjetesh jetese, qė atij i duhen ēdo ditė, d.m.th, pėr tė siguruar jetėn e tij si punėtor.

Por ky njeri ėshtė punėtor me mėditje. Prandaj ai duhet t'ia shesė kapitalistit fuqinė e tij punėtore. Duke e shitur atė pėr 3 shilinga nė ditė ose pėr 18 shilinga nė javė, ai e shet atė me vlerėn e saj. Ta zėmė se ai ėshtė tjerrės. Po qe se ai punon 6 orė nė ditė, ai i shton ēdo ditė pambukut njė vlerė prej 3 shilingash. Kjo vlerė, qė ai i shton ēdo ditė pambukut, ėshtė pikėrisht ekuivalenti i pagės sė tij ose i ēmimit tė fuqisė sė tij punėtore, qė ai merr ēdo ditė. Mirėpo, nė kėtė rast kapitalisti nuk do tė merrte asnjė mbivlerė ose asnjė mbiprodukt. Kėtu ne hasim, kėshtu, nė njė vėshtirėsi tė vėrtetė.

Duke blerė fuqinė punėtore tė punėtorit dhe duke paguar vlerėn e saj, kapitalisti, si dhe gjithė blerėsit e tjerė, fiton tė drejtėn ta konsumojė ose ta pėrdorė mallin e blerė. Ashtu siē konsumohet ose pėrdoret maqina, duke e vėnė atė nė lėvizje, ashtu konsumohet ose pėrdoret edhe fuqija punėtore e njeriut, duke e detyruar atė tė punojė. Duke paguar vlerėn ditore ose javore tė fuqisė punėtore tė punėtorit, kapitalisti nė kėtė mėnyrė fiton tė drejtėn ta pėrdorė kėtė fuqi punėtore ose ta detyrojė atė tė punojė gjithė ditėn ose gjithė javėn. Dita e punės ose java e punės kanė, natyrisht, kufij tė caktuar. Por pėr kėtė ne do tė flasim me hollėsi mė vonė. Tani unė dua tė tėrheq vėmėndjen tuaj mbi njė pikė vendimtare.

Vlera e fuqisė punėtore pėrcaktohet nga sasija e punės, qė ėshtė e domosdoshme pėr mbajtjen gjallė ose riprodhimin e saj, ndėrsa pėrdorimi i kėsaj fuqije punėtore kufizohet vetėm nga aftėsija pėr punė dhe forca fizike e punėtorit. Vlera ditore ose javore e fuqisė punėtore ėshtė diēka krejt e ndryshme nga pėrdorimi ditor ose javor i kėsaj fuqije, ashtu sikurse tagjija, qė ėshtė e domosdoshme pėr njė kalė, dhe koha, gjatė cilės ky kalė mund tė mbajė rnbi vehte njė kalorės, janė dy gjėra tė ndryshme. Sasija e punės, nga e cila kufizohet vlera e fuqisė punėtore tė punėtorit, nuk ėshtė aspak kufi pėr sasinė e punės, qė mund kryejė fuqija e tij punėtore. Tė marrim, pėr shėmbull, tjerrėsin, qė pėrmendėm mė sipėr. Ne pamė, se pėr tė riprodhuar ēdo ditė fuqinė e tij punėtore ai duhet tė riprodhojė ēdo ditė njė vlerė prej 3 shilingash, dhe kėtė ai e plotėson duke punuar ēdo ditė 6 orė. Por jo nuk do tė thotė , se ai nuk mund tė punojė ēdo ditė 10, 12 ose mė shumė orė. Por, pasi pagoi vlerėn ditore ose javore tė fuqisė punėtore tė tjerrėsit kapitalisti fitoi tė drejtėn qė ta pėrdorė fuqinė e tij punėtore pėr njė ditė tė tėrė ose pėr njė javė tė tėrė. Pra, kapitalisti e detyron tjerrėsin qė tė punojė, pėr shėmbull, 12 orė nė ditė. Pėrveē 6 orėve punė, qė janė tė domosdoshme pėr tė zėvėndėsuar pagėn e tij ose vlerėn e fuqisė sė tij punėtore, punėtori duhet tė punojė edhe 6 orė tė tjera, qė unė po i quaj orė tė mbipunės, dhe kjo mbipunė do tė mishėrohet nė mbivlerėn dhe nė mbiproduktin. Nė qoftė se, pėr shėmbull, tjerrėsi ynė, duke punuar ēdo ditė 6 orė, i shton pambukut njė vlerė prej 3 shilingash, njė vlerė, qė ėshtė pikėrisht ekuivalenti i pagės sė tij, atėhere pėr 12 orė ai do t'i shtojė pambukut njė vlerė prej 6 shilingash dhe do tė prodhojė njė mbisasi pėrkatėse pambuku tė tjerrė. Me qėnė se ai ia shiti fuqinė e tij punėtore kapitalistit, gjithė vlera e krijuar prej tij ose gjithė produkti i krijuar prej tij i pėrket kapitalistit, i cili, pėr njė kohė tė caktuar ėshtė pronar i fuqisė sė tij punėtore. Prandaj, duke shpenzuar nė fillim 3 shilinga, nė saje tė kėsaj kapitalisti realizon njė vlerė prej 6 shilingash, sepse duke shpenzuar nė fillim njė vlerė, nė tė cilėn janė kristalizuar 6 orė punė, ai merr si shkėmbim njė vlerė, nė tė cilėn janė kristalizuar 12 orė punė. Duke pėrsėritur ēdo ditė kėtė proces, kapitalisti do tė shpenzojė nė fiIlim ēdo ditė 3 shilinga dhe do tė fusė ēdo ditė nė xhepin e tij 6 shilinga, gjysma e tė cilave pėrdoret pėrsėri pėr tė paguar pagėn, ndėrsa gjysma tjetėr pėrbėn mbivlerėn, pėr tė cilėn kapitalisti nuk paguan asnjė ekuivalent. Pikėrisht nė njė shkėmbim tė tillė midis kapitalit dhe punės mbėshtetet prodhimi kapitalist ose sistemi i punės me mėditje; dhe pikėrisht njė shkėmbim i tillė duhet tė shpjerė gjithėnjė nė riprodhimin e punėtorit si punėtor dhe tė kapitalistit -- si kapitalist.

Norma e mbivlerės, kur tė gjitha kushtet e tjera janė tė njėjta, varet nga raporti midis asaj pjese tė ditės sė punės, qė ėshtė e domosdoshme pėr tė riprodhuar vlerėn e fuqisė punėtore, dhe mbikohės ose mbipunės, qė kryhet pėr kapitalistin, Pra, ajo varet nga shkalla se sa dita e punės ėshtė mė e madhe, se koha, gjatė sė cilės punėtori riprodhon me punėn e tij vetėm vlerėn e fuqisė sė tij punėtore ose zėvendėson pagėn e tij.

 

 

9.

[VLERA E PUNĖS]

 

Tani ne duhet tė kthehemi nė shprehjen «vlera, ose ēmimi, e punės».

Ne pamė, se nė tė vėrtetė kjo nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse vlera e fuqisė punėtore, e matur me vlerėn e mallrave, tė domosdoshme pėr ta mbajtur atė gjallė. Por, me qėnė se punėtori e merr pagėn e vet pasi tė ketė mbaruar punėn e tij dhe me qėnė se, pėrveē kėsaj, punėtori e di, se ai me tė vėrtetė i jep kapitalistit pikėrisht punėn e tij, vlera ose ēmimi i fuqisė sė tij punėtore atij i duket patjetėr si ēmimi, ose vlera e vetė punės sė tij. Nė qoftė se ēmimi i fuqisė sė tij ėshtė barazi me 3 shilinga, nė tė cilat janė mishėruar 6 orė punė, dhe nė qoftė se ai punon 12 orė, ai patjetėr i quan kėto 3 shilinga si vlerėn ose ēmimin e 12 orėve punė, me gjithė se kėto 12 orė punė mishėrohen nė njė vlerė prej 6 shilingash. Sė kėtejmi dalin dy konkluzione:

Sė pari: VIera, ose ēmimi, e fuqisė punėtore paraqitet si ēmimi, ose vlera, i vetė punės, ndonėse, po ta marrėsh hollė-hollė, vlera, ose ēmimi, e punės janė terma pa asnjė kuptim.

Sw dyti: Me gjithė se paguhet vetėm njė pjesė e punės ditore tė punėtorit, ndėrsa pjesa tjetėr nuk paguhet, dhe me gjithė se pikėrisht kjo punė e papaguar ose kjo mbipunė ėshtė ajo, qė krijon fondin, prej tė cilit krijohet mbivlera ose fitimi, prapė se prapė duket sikur e gjithė puna ėshtė punė e paguar.

Kjo dukje e rreme e dallon punėn me mėditje nga format e tjera historike tė punės. Nė sistemin e punės me mėditje edhe puna e papaguar duket si punė e paguar. Pėr skllavin, pėrkundrazi, edhe pjesa e paguar e punės sė tij duket si punė e papaguar. Pėr tė punuar, natyrisht, skllavi duhet tė jetojė, dhe njė pjesė e ditės sė tij tė punės pėrdoret pėr tė zėvendėsuar vlerat, qė harxhohen pėr mbajtjen e tij. Por me qėnė se midis skllavit dhe tė zotit tė tij nuk bėhet asnjė veprim tregėtar, me qėnė se midis tė dy palėve nuk kryhet asnjė akt blerjeje dhe shitjeje, e gjithė puna e skllavit duket sikur nuk shpėrblehet.

Nga ana tjetėr, tė marrim fshatarin bujkrob i cili, mund tė themi, se deri dje egzistonte nė gjithė Evropėn Lindore. Ky fshatar punonte, pėr shėmbull, 3 ditė pėr vehte nė tokėn e tij ose nė tokėn, qė i ishte dhėnė, dhe 3 ditė tė tjera ai bėnte njė punė tė detyrueshme dhe pa shpėrblim nė ēifligun e tė zot. Kėshtu, kėtu pjesa e punės, qė paguhej ishte e ndarė nė mėnyrė tė prekėshme nė kohė dhe nė hapėsirė nga pjesa, qė nuk paguhej, dhe liberalėt tanė shpėrthenin me zemėrim moral, duke e quajtur absurde vetė idenė pėr ta detyruar njerinė tė punojė falas.

Kurse nė tė vėrtetė ėshtė njėsoj sikur njeriu punon 3 dite ne javė pėr vehte nė tokėn e tij dhe 3 ditė pa shpėrblim nė ēifligun e tė zot, ose kur ai punon nė fabrikė apo nė punishte 6 orė nė pėr vehet dhe 6 orė pėr sipėrmarrėsin e tij, ndonse nė ēastin e fundit pjesa e punės, qė paguhet ėshtė e shkrirė nė mėnyrė tė pandarė me pjesėn, qė nuk paguhet, e natyra e gjithė kėtij veprimi maskohet krejtėsisht, sepse egziston njė kontratė dhe se nė fund tė javės bėhet pagesa. Nė njė rast puna e pashpėrblyer duket si punė vullnetare, ndėrsa nė rastin tjetėr ajo duket si punė e detyrueshme. Ky ėshtė gjithė ndryshimi.

Nė qoftė se unė do tė pėrdor shprehjen «vlera e punės», do ta pėrdor vetėm si njė shprehje popullore, qė pėrdoret zakonisht pėr tė thėnė «vlera e fuqisė punėtore».

 

 

10.

[FITIMI NXIRRET NGA SHITJA E MALLIT ME VLERĖN E TIJ]

 

Ta zėmė, se njė orė mesatare e punės mishėrohet nė vlerė barazi me 6 pense ose 12 orė mesatare tė punės mishėrohen nė 6 shilinga. Ta zėmė pastaj, se vlera e punės ėshtė barazi me 3 shilinga ose me produktin e njė pune prej 6 orėsh. Nė qoftė, pastaj, se nė lėndėn e parė, tė harxhuar nė procesin e prodhimit tė mallit dhe nė maqineritė e konsumuara gjatė kėtij procesi, janė mishėruar 24 orė mesatare tė punės, atėherė vlera e kėtyre mjeteve tė prodhimit ėshtė 12 shilinga. Nė qoftė se, pėrveē kėsaj, punėtori, qė ka pajtuar kapitalisti, u shton kėtyre mjeteve tė prodhimit 12 orė tė punės sė tij, atėherė kėto 12 orė do tė krijojnė njė vlerė tjetėr prej 6 shilingash. Kėshtu, vlera e pėrgjithėshme e produktit do tė jetė 36 orė punė tė materjalizuar dhe do tė jetė barazi me 18 shilinga. Por me qėnė se vlera e punės ose paga, qė i ėshtė paguar punėtorit, ėshtė barazi vetėm me 3 shilinga, atėherė pėr 6 orė mbipunė tė harxhuar nga punėtori dhe tė mishėruar nė vlerėn e mallit, kapitalisti nuk paguan asnjė ekuivalent. Duke e shitur kėtė mall me vlerėn e tij, pėr 18 shilinga, kapitalisti realizon nė kėtė mėnyrė edhe vlerėn prej 3 shilingash, pėr tė cilėn ai nuk ka paguar asnjė ekuivalent. Kėto 3 shilinga pėrbėjnė mbivlerėn e tij ose fitimin, qė ai e fut nė xhepin e tij. Kapitalisti, pra, realizon njė fitim prej 3 shilingash jo sepse ai e shet mallin e tij me ēmim mė tė lartė, se vlera e tij, por sepse e shet atė me vlerėn e tij tė vėrtetė.

Vlera e mallit pėrcaktohet nga sasija e pėrgjithėshme e punės, qė ėshtė mishėruar nė tė. Por njė pjesė e kėsaj sasije tė punės ėshtė mishėruar nė vlerėn, pėr tė cilėn u pagua njė ekuivalent nė formėn e pagės, kurse pjesa tjetėr e saj ėshtė mishėruar nė vlerėn, pėr tė cilėn nuk u pagua asnjė ekuivalent. Njė pjesė e punės, qė pėrmban malli, ėshtė punė e paguar, pjesa tjetėr ėshtė punė e papaguar. Prandaj, duke e shitur njė mall me vlerėn e tij, d.m.th. si kristalizim tė gjithė sasisė sė punės tė harxhuar pėr mallin, kapitalisti patjetėr e shet atė me fitim. Ai nuk shet vetėm atė, pėr tė cilėn ka paguar njėfarė ekuivalenti, por shet edhe atė, qė nuk i ka kushtuar asgjė, me gjithė se punėtorit ajo i ka kushtuar punė. Vlera e mallit pėr kapitalistin dhe vlera e vėrtetė e mallit janė dy sende tė ndryshme. Kėshtu, e pėrsėris, se fitimi normal dhe mesatar nuk merret nga shitja e mallrave mė shumė, se vlera e tyre e vėrtetė, por nga shitja e tyre me vlerėn e tyre tė vėrtetė.

 

 

11.

[PJESĖT E NDRYSHME, NĖ TĖ CILAT NDAHET MBIVLERA]

 

Mbivlerėn ose atė pjesė tė gjithė vlerės sė mallit, nė tė cilėn mishėrohet mbipuna ose puna e papaguar e punėtorit, unė e quaj fitim. Por kapitalisti sipėrmarrės nuk e merr tė gjithė fitimin. Monopoli mbi tokėn i jep mundėsi pronarit tė tokės qė tė pėrvehtėsojė me emrin rentė njė pjesė tė kėsaj mbivlere dhe pavarėsisht nėse toka pėrdoret pėr bujqėsi, pėr ndėrtesa, pėr hekurudha ose pėr ndonjė qėllim tjetėr prodhues. Nga ana tjetėr, zotėrimi i mjeteve tė punės i jep mundėsi kapitalistit-sipėrmarrės qė tė prodhojė mbivlerė ose, gjė qė ėshtė njėsoj, tė pėrvehtėsojė njė sasi tė punės sė papaguar; ky fakt i jep mundėsi pronarit tė mjeteve tė punės, qė ia jep ato hua plotėsisht ose pjesėrisht kapitalistit-sipėrmarrės, d.m.th. me njė fjalė kapitalistit, qė jep para hua qė tė kėrkojė pėr vehte me emrin pėrqindje njė pjesė tjetėr tė kėsaj mbivlere. Kėshtu kapitalistit sipėrmarrės si tė tillė i mbetet vetėm ajo, qė quhet fitim industrial ose tregėtar.

Ēėshtja se cilat janė ligjet, qė rregullojnė kėtė shpėrndarje tė shumės sė pėrgjithėshme tė mbivlerės midis tri kategorive tė njerėzve, qė pėrmendėm, kjo nuk ka lidhje fare me temėn tonė. Por, sidoqoftė, nga sa thamė del, se:

Renta, pėrqindja dhe fitimi industrial janė vetėm emra tė ndryshėm tė pjesėve tė ndryshme tė mbivlerės sė mallit ose tė punės sė papaguar tė mishėruar nė 'tė dhe tė gjitha ato njėsoj dalin nga ky burim dhe vetėm nga ky burim. Kėto nuk i lind as toka si e tillė, as kapitali si i tillė, por toka dhe kapitali u japin pronarėve tė tyre mundėsinė qė tė marrin pjesėt pėrkatėse tė mbivlerės, qė kapitalisti-sipėrmarrės nxjerr nga punėtori. Pėr vetė punėtorin ka njė rėndėsi tė dorės sė dytė ēėshtja nė se kėtė mbivlerė, qė ėshtė rezultati i mbipunės sė tij ose i punės sė tij tė papaguar, e merr tė gjithė kapitalisti-sipėrmarrės, apo ky ėshtė i shtėrnguar qė disa pjesė tė saj nėn emrin rentė dhe pėrqindje t'ua paguajė personave tė tretė. Ta zėmė, se kapitalisti-sipėrmarrės pėrdor vetėm kapitalin e tij dhe ai vetė ėshtė pronar i tokės, qė i duhet. Nė kėtė rast e gjithė mbivlera do tė shkonte nė xhep tė tij.

Ėshtė pikėrisht kapitalisti-sipėrmarrės, qė e nxjerr kėtė mbivlerė drejtpėrdrejt nga punėtori, pavarėsisht se ē'pjesė tė saj, nė fund tė fundit, ai mund ta mbajė pėr vehte. Kėshtu, i gjithė sistemi i punės me mėditje, i gjithė sistemi i sotėm i prodhimit mbėshtetet pikėrisht nė kėtė marrėdhėnie midis kapitalistit-sipėrmarrės dhe punėtorit me mėditje. Prandaj disa nga qytetarėt, qė morėn pjesė nė diskutimin tonė, nuk kishin tė drejtė, kur u pėrpoqėn ta zbusnin ēėshtjen dhe ta paraqisnin si njė gjė tė dorės sė dytė kėtė marrėdhėnie themelore midis kapitalistit-sipėrmarrės dhe punėtorit; ndonse ata kishin tė drejtė, kur thanė, se nė rrethana tė caktuara ngritja e ēmimeve nuk i prek njėsoj kapitalistin-sipėrmartės, pronarin e tokės, bankjerin dhe, po tė doni, tagrambledhėsin.

Nga sa thamė del edhe njė konkluzion.

Ajo pjesė e vlerės sė mallit, qė pėrbėhet vetėm nga vlera e lėndės sė parė, e maqinave, shkurt — vlera c mieteve tė prodhimit tė harxhuara, nuk formon aspak tė ardhura, por zėvendėson kapitalin. Por edhe po ta lėmė mėnjanė, kėtė ēėshtje, nuk ėshtė e vėrtetė, se pjesa tjetėr e vlerės sė maliit. e cila formon tė ardhura, ose qė mund tė harxhohet nė formen e pages, tė fitimit. tė rentės dhe tė pėrqindjes, pėrbėhet nga vlera e pagės, nga vlera e rentės, vlera e fitimit etj. Mė parė ne po lėmė mėnjanė kėtu pagėn dhe do te shqyrtojmė vetėm fitimin industrial, pėrqindjen dhe renten. Ne pak mė sipėr pamė, se mbivlera, qė pėrmbanė malli ose ajo pjesė e vlerės se tij, ne tė cilėn mishėrohet puna e papaguar, ndahet nė piesė tė ndryshrne, qe kanė tre emra tė ndryshėm. Po do tė ishte krejt gabim tė thuhet. se vlera e kėsaj pjese tė mallit pėrbėhet ose formohet nga shuma e vlerave tė pavarura tė kėtyre tri pjesėve pėrbėrėse.

Nė qoftė se njė orė punė mishėrohet nė vlerėn e 6 penseve, nė qoftė se dita e punės e njė punėtori ėshtė 12 orė dhe nė qoftė se gjysma e kėsaj kohe ėshtė punė e papaguar, atėhere kjo mbipunė i shton mallit njė mbivlerė prej 3 shilingash, d.m.th. njė vlerė, pėr tė cilėn nuk ėshtė paguar asnjė ekuivalent. Kjo mbivlerė prej 3 shilingash pėrbėn gjithė fondin, qė kapitalisti-sipėrmarrės mund tė ndajė, nė cfarėdo proporcioni me pronarin e tokės dhe me personin, qė jep para hua. Kjo vlerė prej 3 shilingash krijon kufirin e vlerės, qė ata mund ta ndajnė midis tyre. Por nė tė vėrtetė nuk ndodh kėshtu, qė vetė kapitalisti-sipėrmarrės t'i shtojė vlerės sė mallit njė vlerė arbitrare si fitim pėr vehten e tij, pastaj tė shtohet njė vlerė tjetėr pėr pronarin e tokės etj., dhe qė vlera e pėrgjithėshme e mallit tė pėrbėhet nga kėto vlera tė caktuara nė mėnyrė arbitrare. Kėshtu ju e shihni se sa e gabuar ėshtė ideja e zakonshme' qė ngatėrron ndarjen e njė vlere tė caktuar nė tri pjesė' me formimin e saj vlere nga shuma e tri vlerave tė pavarura, duke e shndėrruar kėshtu nė njė sasi arbitrare vlerėn e pėrgjithėshme, prej sė cilės del renta, fitimi dhe pėrqindja.

Ta zėmė, se gjithė fitimi i realizuar nga kapitalisti ėshtė barazi me 100 sterlina. Duke e quajtur kėtė shumė fitimi si njė madhėsi absolute, ne e quajmė atė sasi tė fitimit. Po tė Ilogarisim raportin midis kėtyre 100 sterlinave tė kapitalit tė harxhuar nė fillim, atėhere kėtė madhėsi relative ne e quajmė normė tė fitimit. Ėshtė e qartė, se kjo normė e fitimit mund tė shprehet nė dy mėnyra.

Ta zėmė, se kapitali i harxhuar pėr pagėn ėshtė 100 sterlina. Nė qoftė se edhe mbivlera e krijuar ėshtė barazi me 100 sterlina, kjo tregon, se gjysma e ditės sė punės tė punėtorit pėrbėhet nga puna e papaguar dhe, - po ta masim kėtė fitim me vlerėn e kapitalit tė harxhuar pėr pagėn, - atėhere ne themi, se norma e fitimit ėshtė barazi me 100%, sepse vlera e harxhuar nė fillim ėshtė barazi me 100, ndėrsa vlera e realizuar ėshtė barazi me 200.

Por nė qoftė se, nga ana tjetėr, ne kemi parasysh jo vetėm kapitalin e harxhuar pėr pagėn, por gjithė kapitalin e harxhuar nė fillim, pėr shėmbull, 500 sterlina, prej tė cilave 400 sterlina janė vlera e lėndės sė parė, e maqinave etj., atėherė do tė themi, se norma e fitimit ėshtė vetėm 20%, sepse fitimi, 100 sterlina, do tė jetė vetėm njė e pesta e gjithė kapitalit tė harxhuar nė fillim.

Mėnyra e parė e shprehjes sė normės sė fitimit ėshtė e vetmja mėnyrė, qė tregon raportin e vėrtetė midis punės sė paguar dhe punės sė papaguar, shkallėn e vėrtetė tė eksploatimit tė punės (mė lejoni tė pėrdor kėtė fjalė franceze). Mėnyra e dytė e shprehjes ėshtė ajo, qė pėrdoret zakonisht, dhe ajo me tė vėrtetė ėshtė e pėrshtatėshme pėr disa qėllime, sidoqoftė ėshtė shumė e dobishme pėr tė fshehur pėrpjesėtimet e punės falas, qė kapitalisti shtrydh nga punėtori.

Nė vėrejtjet e mija, qė do tė bėj paskėtaj, unė do tė pėrdor fjalėn fitim pėr tė treguar gjithė sasinė e mbivlerės, qė nxjerr kapitalisti, pa parasysh se si shpėrndahet kjo mbivlerė midis kategorive tė ndryshme; ndėrsa, duke pėrdorur shprehjen normė e fitimit, unė gjithnjė do ta mas fitimin me raportin midis tij dhe vlerės sė kapitalit tė harxhuar pėr pagėn.

 

 

12.

 [RAPORTI I PĖRGJITHSHĖM MIDIS FITIMIT, PAGĖS DHE ĒMIMEVE]

 

Po tė heqim nga vlera e mallit vlerėn, qė zėvėndėson lėndėn e parė dhe mjetet e tjera tė prodhimit, tė harxhuara pėr prodhimin e tij, d.m. th. po tė heqim vlerėn, qė pėrfaqėson punėn e kaluar, qė mishėrohet nė mall, atėhere pjesa tjetėr e mallit pėrbėhet nga ajo e punės, qė i ka shtuar punėtori njė proces tė caktuar prodhimi. Nė qoftė se ky punėtor punon 12 orė nė ditė, dhe 12 orė pune mesatare kristalizohen ne njė sasi ari barazi me 6 shilinga, atėherė kjo vlerė e shtuar prej 6 shilingash ėshtė e vetmja vlerė, qė ka krijuar puna e tij.

Kjo vlerė, e pėrcaktuar nga koha e punės, ėshtė i vetmi fond, prej cilit si punėtori ashtu edhe kapitalisti duhet t’i nxjerrin secili pjesėn e tii, tė vetmen vlerė, qė duhet tė ndahet nė pagė dhe nė fitim. Ėshtė e qartė, se klo vlerė vetė nuk ndryshon, sido qė tė ndryshojė raporti, nė tė cilin ajo shpėrndahet midis kėtyre dy palėve. Gjithashtu asgjė nuk ndryshon, nė qoftė se ne vend tė njė punėtori marrim giithė popullsinė punėtore, ose, nė qoftė se ne vend tė njė ditė pune marrim, pėr shėmbull, 12 milionė ditė pune.

Me qėnė se kapitalisti dhe punėtori mund tė shpėrndajnė midis tyre vetėm kėtė vlerė tė kufizuar, d.m.th. vlerėn e matur nga e gjithė puna e punėtorit, atėhere sa mė shumė merr njėri, aq me pak merr tietri, dhe anasjelltas. Kur kemi tė dhėnė njė sasi tė caktuar, atėhere gjithėnjė njė pjesė e saj do tė rritet po aq, sa pakėsobet piesa tjetėr. Nė qoftė se paga ndryshon, atėherė fitimi do tė ndryshojė nė drejtim krejt tė kundėrt. Nė qoftė se paga bie, atėherė fitimi do tė ngrihet; nė qoftė se paga ngrihet, atėherė fitimi do te bjerė. Nė qoftė se punėtori merr siē e zumė mė sipėr, 3 shilinga, qe janė barazi me gjysmėn e vlerės sė krijuar prej tii, d.m.th. me fjalė te tiera, ne qoftė se gjithė dita e punės sė tii pėrbėhet nga njė gjysmė dite pune tė paguar dhe nga njė gjysmė ditė pune tė papaguar, atėherė norma e fitimit ėshtė 100%, sepse edhe kapitalisti merr 3 shilinga. Nė qoftė se punėtori merr vetėm 2 shilinga, ose punon per vehte vetėm ? e gjithė ditės, atėhere kapitalisti do tė marrė 4 shilinga, dhe norma e fitimit do tė jetė 200%. Nė qoftė se punėtori merr 4 shilinga, kapitalisti do tė marrė vetėm 2, dhe norma e fitimit do tė zbresė nė 50%. Por tė gjitha kėto ndryshime nuk do tė ndikojnė nė vlerėn e mallit. Kjo do tė thotė, se ngritja e pėrgjithėshme e pagės do tė shkaktonte rėnien e normės sė pėrgjithėshme tė fitimit, por nuk do tė ndikonte nė vlerėn e mallrave.

Por ndonėse vlerat e mallrave, tė cilat, nė fund tė fundit, duhet tė rregullojnė ēmimet e tyre tė tregut, pėrcaktohen vetėm nga sasitė e pėrgjithėshme tė punės sė mishėruar nė to dhe nuk varen nga ndarja e secilės nga kėto sasi nė pune tė paguar dhe nė punė tė papaguar, megjithatė se kėtejmi nuk del kurrsesi, se vlerat e mallrave tė veēanta ose grupeve te mallrave, qė prodhohen, pėr shėmbull, 12 orė, do tė jenė te pėrherėshme. Numuri ose sasija e mallrave, tė prodhuara ne njė kohė tė caktuar ose me njė sasi tė caktuar pune, varet nga forca prodhuese e punės sė pėrdorur dhe nuk varet nga zgjatja ose vazhdimi i saj.

Kur kemi njė nivel tė caktuar tė forcės prodhuese tė punės sė njė tjerrėsi, atėherė nė 12 orė punė mund tė prodhohen, pėr shėmbull, 12 funt fije pambuku, dhe kur kemi njė nivel mė tė ulėt tė forcės prodhuese mund tė prodhohen vetėm 2 funt. Kjo do tė thotė, nė qoftė se njė punė mesatare prej 12 orėsh mishėrohet nė njė vlerė prej 6 shilingash, atėherė, nė njė rast, 12 funt fije pambuku do tė kushtonin 6 shilinga, dhe, nė rastin tjetėr, 2 funt fije pambuku do tė kushtonin pėrsėri 6 shilinga. Kėshtu, nė njė rast, 1 funt fije pambuku do tė kushtonte 6 pense, dhe nė rastin tjetėr — 3 shilinga. Ky ndryshim nė ēmim do tė ishte pasojė e ndryshimit tė forcės prodhuese tė punės sė pėrdorur. Kur forca prodhuese ėshtė mė e madhe, nė 1 funt fije pambuku mishėrohet 1 orė punė, ndėrsa, kur forca prodhuese ėshtė mė e vogėl, nė 1 funt fije pambuku do tė mishėroheshin 6 orė punė. Ēmimi i 1 funti fije pambuku, nė njė rast, do tė ishte barazi vetėm me 6 pense, me gjithė se paga do tė ishte relativisht e lartė dhe norma e fitimit e ulėt, nė rastin tjetėr ai do tė ishte barazi me 3 shilinga, me gjithė se paga do tė ishte e ulėt dhe norma e fitimit e lartė. Do tė ishte kėshtu sepse ēmimi i njė funti fije pambuku pėrcaktohet nga e gjithė sasija e punės sė mishėruar nė tė, dhe nuk pėrcaktohet nga pėrpjesėtimi, nė tė cilin e gjithė kjo sasi ndahet nė punė tė paguar dhe nė punė tė papaguar. Fakti, qė pėrmenda mė sipėr, se puna, qė paguhet mė shumė, mund tė prodhojė mallra tė lira dhe puna, qė paguhet mė pak mund tė prodhojė mallra tė shtrenjta, humbet kėshtu karakterin e tij tė jashtėm paradoksal. Ky fakt ėshtė vetėm shprehja e ligjit tė pėrgjithshėm, se vlera e mallit pėrcaktohet nga sasija e punės sė mishėruar nė 'tė dhe se kjo sasi pune varet krejtėsisht nga forca prodhuese e punės sė pėrdorur dhe se prandaj ajo ndryshon sa herė qė ndryshon rendimenti i punės.

 

 

13.

[RASTET MĖ TĖ RĖNDĖSISHMĖ TĖ LUFTĖS PĖR NGRITJEN E PAGĖS KUNDĖR ULJES SĖ SAJ]

 

Tani le tė shohim seriozisht rastet mė tė rėndėsishme tė luftės pėr ngritjen e mėditjes ose kundėr uljes sė saj.

1) Ne pamė, se vlera e fuqisė punėtore, ose, qė tė pėrdorim njė shprehje mė tė zakonshme, vlera e punės, pėrcaktohet nga vlera e mjeteve tė jetesės ose nga sasija e punės, qė duhet pėr prodhimin e tyre. Kėshtu, nė qoftė se nė njė vend tė caktuar vlera e mjeteve tė jetesės, qė mesatarisht konsumon ēdo ditė punėtori, ėshtė borazi me 6 orė punė dhe shprehet nė 3 shilinga, atėherė punėtori, pėr tė prodhuar ekuivalentin e jetesės sė tij tė pėrditėshme, duhet tė punojė 6 orė nė ditė. Nė qoftė se gjithė dita e punės ėshtė barazi me 12 orė, atėhere kapitalisti, duke i paguar punėtorit 3 shilinga, i paguan atij vlerėn e punės sė tij. Gjysma e ditės sė punės ėshtė punė e papaguar dhe norma e fitimit ėshtė barazi me 100%. Ta zėmė tani, se pėr shkak tė rėnies sė rendimentit, pėr tė prodhuar, pėr shėmbull, tė njėjtėn sasi produktesh bujqėsore, duhet mė tepėr punė, dhe kėshtu ēmimi i sasisė mesatare tė mjeteve tė jetesės, qė punėtori konsumon ēdo ditė, shtohet prej 3 nė 4 shilinga. Nė kėtė rast vlera e punės rritet nė ? ose nė 33 ? %. Pėr tė prodhuar ekuivalentin e jetesės sė pėrditėshme tė punėtorit sipas nivelit tė mėparėshėm tė jetesės sė tij do tė duheshin 8 orė punė. Pra, mbipuna pakėsohet nga 6 orė nė 4, ndėrsa norma e fitimit zbret nga 100 nė 50%. Por, duke kėrkuar ngritjen e pagės, punėtori me kėtė kėrkon vetėm qė atij t'i paguhet vlera e rritur e punės sė tij, ashtu sikurse bėn ēdo shitės tjetėr i mallit, i cili, kur shpenzimet e mallit tė tij shtohen, pėrpiqet t’i paguhet kjo vlerė mė e madhe e mallit tė tij. Nė qoftė se paga nuk ngrihet ose ngrihet mė pak, se sa duhet pėr tė zėvėndėsuar vlerėn e rritur tė mjeteve tė jetesės, atėherė ēmimi i punės bie nėn vlerėn e punės dhe niveli i jetesės sė punėtorit keqėsohet.

Por mund tė kemi ndryshim edhe nė drejtim tė kundėrt. Pėr shkak tė rritjes sė rendimentit tė punės, e njėjta sasi mjetesh jetese, qė mesatarisht konsumon ēdo ditė punėtori, mund tė zbresė nga 3 deri nė 2 shilinga, me fjalė tė tjera, pėr tė prodhuar ekuivalentin e vlerės sė kėtyre sendeve, qė pėrdoren ēdo ditė, nė vend tė njė ditė pune prej 6 orėsh do tė duhet vetėm njė ditė pune prej 4 orėsh. Tani punėtori me 2 shilinga mund tė blejė po aq mjete jetese, sa blente mė parė me 3 shilinga. Dhe nė tė vėrtetė, vlera e punės do tė ulej, por me gjithė kėtė ulje tė vlerės se punės punėtori do tė kishte tė njėjtėn sasi mallrash, qė kishte edhe mė parė. Nė kėtė rast, fitirni do tė ngrihej nga 3 shilinga nė 4, ndėrsa norma e fitimit nga 100 nė 200%. Ndonėse niveli absolut i jetės sė punėtorit do tė mbetej i pandryshueshėm, paga e tij relative, dhe bashkė me kėtė gjėndja shoqėrore relative e tij, gjėndja e tij nė krahasim me kapitalistin, do tė keqėsohej. Duke kundėrshtuar kėtė zbritje tė pagės relative, punėtori kėrkon vetėm njė pjesė tė caktuar tė asaj, qė japin forcat prodhuese tė rritura tė punės sė tij, dhe pėrpiqet vetem tė ruajė gjėndjen e mėparėshme relative tė tij shkallėn shoqėrore. Kėshtu, pas heqjes sė ligjeve tė drithit, lordėt anglezė tė fabrikave' duke shkelur nė mėnyrė poshtėr premtimet e tyre solernne, qė kishin dhėnė nė kohėn e agjitacionit kundėr ligjeve tė drithit, e ulėn pagėn pėrgjithėsisht 10%. Nė fillim kundėrshtimi i punėtorėve dėshtoi, por pastaj, pėr shkak tė rrethanave, pėr tė cilat unė tani nuk mund tė flas me hollėsi, punėtorėt i fituan pėrsėri ato 10%, qė humbėn.

2) Vlera e mjeteve tė jetesės dhe, si rrjedhim, edhe vlera e punės mund tė mos ndryshojė dhe njėkohėsisht mund tė ndryshojnė ēmimet e tyre nė para pėr shkak tė ndryshimit tė mėparėshėm tė vlerės sė parasė.

Nė saje tė zbulimit tė minierave mė tė pasura dhe tė tjera si kėto, mund tė ndodhė qė prodhimi, pėr shėmbull, i 2 uncave ar tė mos dojė mė shumė punė, se sa donte mė parė prodhimi i 1 unce. Nė kėtė rast vlera e arit do tė bjerė pėrgjysmė ose 50%. Vlera e punės, si dhe vlerat e tė gjitha mallrave tė tjera, do to shprehet tani nė ēmime nė para tė dyfishuara nė krahasim me ēmimet e mėparėshme. Dymbėdhjetė orė punė, qė mė parė shpreheshin nė 6 shilinga, tani do tė shprehen nė 12 shilinga. Nė qoftė se paga e punėtorit do tė mbetet si mė parė 3 shilinga dhe nuk do tė ngrihet nė 6 shilinga, atėherė ēmimi nė para i punės sė tij tani do tė jetė barazi vetėm me gjysmėn e vlerės sė punės sė tij dhe niveli i jetesės sė punėtorit do tė ulet jashtėzakonisht shumė. Kjo gjė do tė ndodhė pak a shumė edhe nė rast se paga nuk do tė ngrihet nė pėrpjesėtim tė plotė me rėnien e vlerės sė arit. Nė shėmbullin tonė nuk ndryshon asgjė as nė forcat prodhuese tė punės, as nė ofertėn dhe kėrkesėn, as nė vlerat e mallrave. Nuk ndryshon asgjė, pėrvec emrave nė para tė kėtyre vlerave. Tė thuash, se nė njė rast tė tillė punėtori nuk duhet tė kėrkojė njė ngritje pėrkatėse tė pagės, do tė thotė tė thuash, se punėtori duhet tė kėnaqet qė, nė vend tė sendeve, t'i paguajnė emra. Gjithė historija e mėparėshme provon, se, sa herė qė ndodh njė ē’vlerėsim i tillė i parasė, kapitalistėt shpejtojnė ta pėrdorin kėtė rast tė volitėshėm pėr t’i mashtruar punėtorėt. Njė shkollė mjaft e madhe ekonomistėsh thotė, se me qėnė se janė zbuluar miniera tė reja ari, me qėnė se ėshtė pėrmirėsuar ē’frytėzimi i minierave tė argjendit dhe ėshtė lirėsuar furnizimi i zhivės, prandaj vlera e metaleve tė ēmuara ėshtė ulur pėrsėri. Kjo mund tė shpjegojė kėrkesėn e pėrgjithėshme sunduese dhe qė ka lindur njėkohėsisht nė kontinent pėr tė ngritur pagėn.

3) Deri tani ne e kemi zėnė sikur dita e punės ka kufij tė caktuar. Por nė vetėvehte dita e punės nuk ka kufij tė pėrherėshėm. Tendenca e pėrherėshme e kapitalit ėshtė qė ta zgjasė ditėn e punės deri nė kufirin e saj fizik mė tė fundit, sepse me zgjatjen e ditės sė punės shtohet mbipuna dhe, prandaj, edhe fitimi, qė lind prej saj. Sa mė shumė kapitalisti zgjasė ditėn e punės, aq mė shumė ai pėrvehtėson punė tė huaj.

Gjatė shekullit XVII dhe bile edhe nė dy tė tretat e para tė shekullit XVIII dita e punės prej 10 orėsh ishte njė ditė pune normale nė tė gjithė Anglinė. Nė kohėn e luftės kundėr jakobinėve, e cila nė tė vėrtetė ishte luftė e baronėve britanikė kundėr masave punonjėse britanike, kapitali kremtonte orgjitė e tij dhe e rriste ditėn e punės nga 10 nė 12, 14, 18 orė. Maltusi, pėr tė cilin kurrė nuk mund tė thuhet, se ka qėnė sentimental, nė pamfletin e botuar rreth vitit 1815, deklaroi, se, nė qoftė se do tė vazhdohet kėshtu edhe nė tė ardhmen, atėherė jeta e kombit do tė minohej qė nga themelet e saj. Disa vjet para pėrdorimit tė pėrgjithėshėm tė maqinave, qė sapo ishin shpikur, rreth vitit 1765, nė Angli doli pamfleti me titullin «Eksperienca e industrisė». Autori anonim, armik i betuar i klasės punėtore, ēirret pėr domosdoshmėrinė e zgjerimit tė kufijve tė ditės sė punės. Ndėrmjet mjeteve tė tjera, qė duhen pėr t’ia arritur kėtij qėllimi, ai propozon ngritjen e shtėpive tė punės, tė cilat, sipas fjalėve tė tij, duhet tė jenė «shtėpi tmerri». Dhe, sipas tij, sa e madhe duhet tė jetė dita e punės nė kėto «shtėpi tmerri»? Dymbėdhjetė orė, — pikėrisht njė madhėsi tė tillė tė ditės sė punės, tė cilėn mė 1832 kapitalistėt, ekonomistėt dhe ministrat e shpallėn jo vetėm si ditė pune, qė egzistonte nė realitet, por edhe si kohė pune tė domosdoshme pėr fėmijėt e moshės nėn 12 vjeē.

Duke e shitur fuqinė e tij punėtore, — dhe nė sistemin e sotėm punėtori ėshtė i shtėrnguar ta bėjė kėtė, — punėtori i lejon kapitalistit qė ta pėrdorė kėtė fuqi, por brėnda disa kufijve tė caktuar e tė arėsyeshėm. Ai e shet fuqinė e tij punėtore qė ta mbajė gjallė atė — kėtu ne e lėmė mėnjanė konsumin e saj natyral, — dhe jo qė ta shkatėrrojė atė. Kur e shet fuqinė e tij punėtore me ēmimin e saj ditor ose javor, kuptohet se kjo fuqi punėtore nuk duhet tė pėrdoret, tė konsumohet nė njė ditė ose nė njė javė sa pėr 2 ditė ose pėr 2 javė. Tė marrim njė maqinė me vlerė 1000 sterlina. Nė qoftė se ajo pėrdoret 10 vjet, atėhere do t’i shtojė ēdo vit vlerės sė mallrave, nė prodhimin e tė cilave ajo merr pjesė, 100 sterlina. Nė qoftė se ajo pėrdoret 5 vjet, atėhere i shton vlerės sė kėtyre mallrave 200 sterlina ēdo vit. Me fjalė tė tjera, vlera e konsumimit tė saj vjetor ėshtė nė pėrpjesėtim tė ē’drejtė me kohėn, gjatė sė cilės ajo pėrdoret. Por pikėrisht nė kėtė drejtim punėtori ndryshon nga maqina. Maqinat nuk konsumohen nė pėrputhje tė plotė me pėrdorimin e tyre; ndėrsa njeriu shkatėrrohet shumė mė tepėr, se sa mund tė mendohet nė bazė tė tė dhėnave numerike mbi zgjatjen e punės sė tij.

Kur punėtorėt luftojnė pėr ta ulur ditėn e punės nė madhėsinė e saj tė mėparėshrne dhe tė arėsyeshme ose, duke mos qėnė nė gjėndje tė fitojnė njė ditė pune normale caktuar me ligj, kur pėrpiqen t’i vėnė fre punės sė tepėruar me ngritjen e pagės, me njė ngritje jo vetėm nė pėrpjesėtime mė mbikohėn, qė shtrydhet prej tyre, por edhe nė pėrpjesėtime mė tė mėdha, ata bėjnė vetėm detyrėn e tyre kundrejt vehtes sė tyre dhe gjinisė sė tyre. Ata u vėnė vetėm njė kufi uzurpimeve tiranike tė kapitalit. Koha ėshtė hapėsira e zhvillimit tė njeriut. Njeriu, qė nuk ka asnjė minutė kohė tė lirė, njeriu, e gjithė jeta e tė cilit, pa llogaritur pushimet pėr gjumė, ngrėnie etj., qė shkaktohen nga nevoja thjesht fizike, ėshtė i zėnė me punė pėr kapitalistin, — njė njeri i tillė qėndron mė poshtė, se njė kafshė pune. I rraskapitur fizikisht dhe i mpirė shpirtėrisht, ai ėshtė vetėm njė maqinė, qė prodhon pasuri pėr tė tjerėt. Ndėrsa gjithė historija e industrisė sė sotme na tregon, se kapitali, po tė mos i vihet fre, do tė pėrpiqet nė mėnyrė tė pashpirtėshme dhe tė pamėshirėshme qė ta ēojė gjithė klasėn punėtore nė kėtė gjėndje tė fundme degradimi.

Duke e zgjatur ditėn e punės, kapitalisti mund tė paguajė njė pagė mė tė Iartė dhe megjithatė ta ulė vlerėn e punės. Kjo ndodh kur ngritja e pagės nuk i pėrgjigjet sasisė mė tė madhe tė punės, qė shtrydhet nga punėtori, dhe shkatėrrimit mė tė shpejtė tė fuqisė punėtore, qė shkaktohet prej kėsaj pune tė tepėruar. Kapitalisti mund ta arrijė kėtė edhe nė njė mėnyrė tjetėr. Pėr shėmbull, statistikantėt borgjezė anglezė mund t’ju thonė, se pagat mesatare tė familjeve punėtore, qė punojnė nė fabrikat e Lankashirit, janė ngritur. Por ata harrojnė, se tani nė qerren kapitaliste tė xhagernautit shtypet jo vetėm burri, kryetari i familjes, por edhe gruaja e tij dhe, ndoshta, tre ose katėr fėmijėt e tij, dhe se ngritja e pagės sė tyre tė pėrgjithėshme nuk i pėrgjigjet gjithė sasisė sė mbipunės, qė nxirret prej familjes punėtore.

Edhe brėnda kufijve tė caktuar tė ditės sė punės, tė cilėt egzistojnė sot nė tė gjitha degėt e industrisė, qė i nėnshtrohen legjislacionit tė fabrikės, mund tė jetė e domosdoshme ngritja e pagės, qoftė edhe vetėm sa ta mbajtur vlerėn e punės nė nivelin e mėparėshėm. Rritja e intensitetit tė punės mund ta detyrojė njeriun qė nė 1 orė harxhojė po aq energii jete, sa harxhonte mė parė nė 2 orė. Nė prodhimet, qė i nėnshtrohen legjislacionit tė fabrikės, kjo deri diku ėshtė bėrė duke pėrshpejtuar punėn e maqinave dhe duke shtuar sasinė e maqinave, qė duhet tė mbikqyrė njė njeri i vetėm. Nė qoftė se rritja e intensitetit tė punės, ose e sasisė sė punės, qė harxhohet nė 1 orė, bėhet nė pėrpjesėtim tė drejtė krahas me pakėsimin e ditės sė punės, atėherė punėtori pėrfiton nga ky pakėsim. Nė qoftė se ky kufi shkelet, ai humbet nė njė formė atė, qė fiton nė njė formė tjetėr, dhe nė kėtė rast 10 orė punė pėr tė mund tė jenė po aq shkatėrruese, sa 12 orė tė mėparėshme. Duke e frenuar kėtė tendencė tė kapitalit me luftėn e tij pėr njė ngritje tė tillė tė pagės, qė t'i pėrgjigjet rritjes sė intensitetit tė punės, punėtori s'bėn gjė tjetėr, veēse lufton kundėr ēvlerėsimit tė punės sė tij dhe degjenerimit tė gjinisė sė tij.

4) Ju tė gjithė e dini, se pėr arėsye, qė kėtu nuk ka nevojė t'i shpjegojmė, prodhimi kapitalist kalon nėpėr cikle tė caktuara periodike. Ai kalon nėpėr fazėn e qetėsisė, e gjallėrimit, qė shtohet, e lulėzimit, e superprodhimit, e krizės dhe tė amullisė. Ēmimet e tregut tė mallrave dhe normat e tregut tė fitimit ndjekin kėto faza, herė duke zbritur nėn nivelin e tyre mesatar, herė duke u ngritur mbi kėtė nivel. Duke e marrė tė gjithė ciklin nė tėrėsi, ju do tė shihni, se njė mėnjanim i ēmimit tė tregut kompensohet nga tjetri dhe se mesatarisht, brėnda kufijve tė gjithė ciklit, ēmimet e tregut tė mallrave rregullohen nga vlerat e tyre. Nė fazėn e uljes sė ēmimeve tė tregut ose nė fazėn e krizės dhe tė amullisė, punėtori mund tė jetė i sigurtė, se, nė mos e nxjerrshin fare nga puna, pagėn atij do t'ia ulin. Qė tė mos mashtrohet, edhe kur ēmimet e tregut bien, ai duhet tė luftojė kundėr kapitalistit pėt tė caktuar se nė ē'masė pikėrisht u bė e domosdoshme ulja e pagės. Nė qoftė se nė fazėn e lulėzimit, kur kapitalistėt marrin mbifitime, punėtori nuk lufton pėr ngritjen e pagės, atėhere ai mesatarisht pėr gjithė ciklin industrial nuk do tė marrė as pagėn mesatare tė tij ose vlerėn e punės sė tij. Do tė ishte kulmi i marrėzisė tė kėrkosh qė punėtori, paga e tė cilit, nė fazat jo tė favorshme tė ciklit, ulet patjetėr, tė heqė dorė nga zėvendėsimi i humbjeve tė tij nė fazat e favorshme tė ciklit. Pėrgjithėsisht vlerat e tė gjitha mallrave realizohen vetėm nė saje tė barazimit tė ēmimeve tė tregut, qė ndryshojnė pa rreshtur, barazim, i cili shkaktohet nga lėkundjet e parreshtura tė raportit midis ofertės dhe kėrkesės. Nė sistemin e sotėm puna ėshtė vetėm njė mall si gjithė mallrat e tjera. Kjo do tė thotė, se edhe puna duhet tė kalojė nėpėr tė njėjtat lėkundje dhe vetėm si rezultat i tyre mund tė caktohet ēmimi mesatar, qė i pėrgjigjet vlerės sė saj. Do tė ishte marrėzi, qė, nga njėra anė, ta quajmė punėn mall dhe, nga ana tjetėr, ta lėmė atė jashtė ligjeve, qė rregullojnė ēmimet e mallrave. Skllavi merr vazhdimisht njė sasi tė caktuar mjetesh jetese, kurse punėtori me mėditje nuk merr. Ai duhet tė luftojė ngritjen e pagės nė njė rast tė paktėn, vetėm pėr tė kompensuar rėnien e saj nė njė rast tjetėr. Nė qoftė se punėtori do t'i nėnshtrohej pa kundėrshtim vullnetit tė kapitalistit, urdhrit tė kapitalistit, dhe do ta pranonte atė si ligjin mė tė lartė ekonomik, ai do tė vuante tė gjitha tė kėqijat e gjėndjes sė skllavit, pa pasur sigurimin e jetesės, qė kishte skllavi.

5) Nė tė gjitha rastet, qė pėrmenda, — dhe ato janė 99 mbi 100, — ne pamė, se lufta pėr ngritjen e pagės ndjek vetėm gjurmėt e ndryshimeve tė mėparėshme, se ajo ėshtė rezultat i pashmangėshėm i ndryshimeve tė mėparėshme nė sasinė e prodhimit, nė forcat prodhuese tė punės, nė vlerėn e punės, nė vlerėn e parasė, nė zgjatjen ose intensitetin e punės, qė shtrydhet, nė lėkundjet e ēmimeve tė tregut, qė varen nga lėkundjet e ofertės dhe tė kėrkesės dhe qė u pėrgjigjen fazave tė ndryshme tė ciklit industrial; me njė fjalė, kjo luftė ėshtė njė kundėrveprim, qė puna i bėnė veprimit tė mėparėshėm tė kapitalit. Nė qoftė se luftėn pėr ngritjen e pagės do ta merrnit tė shkėputur nga tė gjitha kėto rrethana, duke parasysh vetėm ndryshimet e pagės dhe pa marrė parasysh tė gjitha ndryshimet e tjera, qė i pėrcaktojnė ato, ju do tė niseshit nga njė premisė e gabuar dhe do tė nxirrnit konkluzione tė gabuara.

 

 

14.

[LUFTA MIDIS KAPITALIT DHE PUNĖS DHE REZULTATET E SAJA]

 

1) Unė tregova, se kundėrshtimi periodik i punėtorėve kundėr uljes sė pagės dhe orvatjet e tyre periodike pėr tė ngritur pagėn janė tė lidhura ngushtė me sistemin e punės me mėditje dhe diktohen pikėrisht nga fakti, se puna ėshtė njė soj si malli, dhe, si rrjedhim, u nėnshtrohet tė njėjtave ligje, qė drejtojnė lėvizjen e pėrgjithėshme tė ēmimeve; unė tregova pastaj, se ngritja e pėrgjithėshme e pagės shpie nė uljen e normės sė pėrgjithėshme tė fitimit, por nuk ndikon as mbi ēmimet mesatare tė mallrave, as mbi vlerėn e tyre; tani, mė nė fund, lind pyetja: nė kėtė luftė tė parreshtur midis kapitalit dhe punės ky i fundit sa mund tė ketė sukses?

Unė mund tė pėrgjigjem duke e pėrgjithėsuar dhe tė them, se ēmimi i tregut i punės, si edhe i gjithė mallrave tė tjera, me kohė i pėrshtatet vlerės sė tij; se, si rrjedhim, me gjithė ngritjet dhe uljet, — ēfarėdo qė tė bėjė punėtori nga ana e tij, — ai do tė marrė mesatarisht vetėm vlerėn e punės sė tij, qė ėshtė barazi me vlerėn e fuqisė punėtore dhe qė pėrcaktohet nga vlera e mjeteve tė jetesės, qė janė tė domosdoshme pėr mbajtjen dhe riprodhimin e kėsaj fuqije; ndėrsa kjo vlerė e mjeteve tė jetesės, nga ana e saj, pėrcaktohet nga sasija e punės, duhet pėr prodhimin e tyre.

Por ka disa veēori, qė e dallojnė vlerėn e fuqisė punėtore ose vlerėn e punės nga vlera e tė gjitha mallrave tė tjera. Vlera e fuqisė punėtore pėrbėhet nga dy elementė: njėri prej tyre ėshtė thjesht fizik, tjetri ėshtė historik ose shoqėror. Kufiri mė i ulėt i vlerės sė fuqisė punėtore pėrcaktohet nga elementi fizik. Kjo do tė thotė, se klasa punėtore pėr tė mbajtur gjaJlė dhe pėr tė riprodhuar vehten, pėr tė pėrjetėsuar egzistencėn e saj fizike, duhet tė ketė mjetet e jetesės, qė janė absolutisht tė domsdoshme pėr jetėn dhe shumėzimin e saj. Pra, vlera e kėtyre mjeteve tė domosdoshme tė jetesės formon kufirin mė tė ulėt tė vlerės sė punės. Nga ana tjetėr, zgjatja e ditės sė punės ka dhe ajo kufijt e saj tė fundit, ndonėse kėta kufij jane shumė tė gjerė. Kufiri mė i lartė caktohet nga vetė forca fizike e punėtorit. Nė qoftė se energjitė e jetės sė punėtorit harxhohen ēdo ditė pėrtej disa kufijve, atėherė pėrsėritja e njė intensiteti tė tillė dito pėr ditė bėhet e pamundur. Por, siē thashė, kėta kufij janė mjaft tė gjerė. Kur brezat e dobėt dhe jetėshkurtėr ndėrrohen shpejt, tregu i punės mund tė sigurohet po aq mirė, sa edhe kur kemi njė varg brezash tė forte e jetegjatė, qė vinė njėri pas tjetrit.

Pėrveē kėtij elementi thjesht fizik, vlera e punės percaktohet nė ēdo vend nga niveli tradicional i jetesės. Ky nivel pėrmbledh jo vetėm plotėsimin e nevojave tė jetės fizike, por edhe plotėsimin e disa nevojave tė caktuara, qė lindin nga kushtet shoqėrore, nė tė cilat njerėzit gjėnden dhe edukohen. Niveli i jetesės sė anglezit mund tė katandiset nė nivelin e jetesės sė irlandezit, niveli i jetesės se fshatarit gjerman nė nivelin e njė fshatari leton. Pėr rolin e madh, qė luajnė nė kėtė drejtim traditat historike dhe zakonet shoqėrore, ju mund tė formoni njė ide duke lexuar veprėn e z. Tornton mbi “Superpopullsinė”, ku autori tregon, se paga mesatare nė krahinat e ndryshme bujqėsore tė Anglisė edhe sot akoma ėshtė pak a shumė e ndryshme, sipas kushteve mė tė mira ose tė kėqija, cilat kėto krahina dolėn nga gjėndja e bujkrobėrisė.

Ky element historik ose shoqėror, qė hyn nė vlerėn e punės, mund tė zgjerohet ose tė pakėsohet, ose bile edhe tė zhduket fare, sa qė tė mbetet asgjė tjetėr, pėrveē kufirit fizik. Nė kohėn e luftės antijakobine qė u bė — siē thoshte gllabėruesi i pangopur i taksave dhe amator i kurave , plaku Xhorxh Roze — pėr tė shpėtuar tė mirat e fesė sonė tė shenjtė nga dyndja e francezėve tė pafe, fermerėt e ndershėm anglezė, pėr tė cilėt ne folėm me zemėrgjerėsi nė njė nga seancat tona tė mėparėshme, ua ulėn pagėn punėtorėve tė bujqėsisė edhe mė poshtė, se ky minimum i thjesht fizik; mungesėn e mjeteve tė jetesės tė domosdoshme pėr tė mbajtur gjallė punėtorėt dhe pėr tė vazhduar gjininė e tyre, ata e plotėsuan me anėn e taksave nė dobi tė tė varfėrve. Kjo ishte mėnyra mė e mire pėr ta shndėrruar punėtorin me mėditje nė skllav dhe fshatarin e lirė dhe kryelartė tė Shekspirit — nė pauper (njeri tė varfėr).

Po tė krahasoni nivelin e pagės ose tė vlerės sė punės nė vendet e ndryshme ose nė tė njėjtin vend nė epoka tė ndryshme historike, do tė shihni, se vetė vlera e punės nuk ėshtė njė madhėsi e pėrherėshme, por ėshtė njė madhėsi e ndryshueshme, bile edhe kur vlerat e tė gjitha mallrave tė tjera nuk ndryshojnė.

Njė krahasim i tillė do tė tregonte gjithashtu, se nuk ndryshojnė vetėm normat e tregut tė fitimit, por edhe normat mesatare tė tij.

Por pėr fitimin nuk ka asnjė ligj, qė tė pėrcaktojė minimumin e tij. Ne nuk mund tė themi se cili ėshtė kufiri i fundit i uljes sė tij. Po pse ne nuk mund ta caktojmė kėtė kufi? Sepse, ndonėse ne mund ta pėrcaktojmė minimumin e pagės, ne nuk mund ta pėrcaktojmė maksimumin e saj. Ne mund tė themi vetėm se, kur i kemi tė dhėnė kufijt e ditės sė punės, maksimumi i fitimit i pėrgjigjet minimumit fizik tė pagės, dhe kur e kemi tė dhėnė pagėn, maksimumi i fitimit i pėrgjigjet njė zgjatjeje tė tillė tė ditės sė punės, sa e lejojnė forcat fizike tė punėtorit. Kėshtu maksimumi i fitimit i ka kufijt e tij nė mimmumin fizik tė pagės dhe nė maksimumin fizik tė ditės sė punės. Duket sheshit, se midis kėtyre dy kufijve tė normės maksimale tė fitimit mund tė ketė shumė variacione. Niveli i vėrtetė i saj vendoset vetėm me anėn e luftės sė pėrherėshme midis kapitalit dhe punės: kapitalisti pėrpiqet gjithėnjė qė ta zbresė pagėn deri nė minimumin e saj fizik dhe ta zgjasė ditėn e punės deri nė maksimumin e saj fizik, ndėrsa punėtori bėn presion gjithėnjė nė dreitim tė kundėrt.

Ēėshtja qėndron nė raportin e forcave tė palėve luftuese.

2) Sa pėr kufizimin e ditės sė punės, si nė Angli, ashtu edhe nė tė gjitha vendet e tjera, ky kufizim nuk ėshtė caktuar kurrė pa ndėrhyrje me anė legjislacioni, dhe kjo ndėrhyrje kurrė nuk ka ndodhur pa presionin e pėrherėshėm nga ana e punėtorėve. Sidoqoftė, kufizimet e ditės sė punės nuk mund tė arriheshin kurrė me anėn e marrėveshjeve tė veēanta midis punėtorėve dhe kapitalistėve. Vetė domosdoshmėrija e veprimit tė pėrgjithėshėrn politik provon, se nė veprimet e tij thjesht ekonomike kapitali ėshtė palė mė e fortė.

Sa pėr kufijt e vlerės sė punės, caktimi i tyre i vėrtetė varet gjithėnjė nga oferta dhe kėrkesa. Unė flas pėr kėrkesėn pėr punė nga ana e kapitalit dhe pėr ofertėn e punės nga ana e punėtorėve. Nė vendet koloniale ligji i ofertės dhe i kėrkesės ėshtė nė dobi tė punėtorit. Kėshtu shpjegohet niveli relativisht i lartė i pagės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Atje kapitali ėshtė nė gjėndje shumė tė vėshtirė; ai nuk mund tė ndalojė zbrazjen e pėrherėshme tė tregut tė punės, e cila shkaktohet nga shndėrrimi i parreshtur i punėtorėve me mėditje nė fshatarė tė pavarur, pėr njė pjesė shumė tė madhe tė popullit amerikan gjėndja e punėtorit me mėditje ėshtė vetėm njė gjėndje tranzitore, prej sė cilės punėtori ėshtė i sigurtė, se do tė dalė brėnda njė afati pak a shumė tė shkurtėr. Pėr ta ndrequr kėtė gjėndje nė kolonitė, qeverija britanike, me njė kujdes atėror ka pranuar disa kohė mė parė tė ashtuquajturėn teori moderne tė kolonizimit, sipas sė cilės nė kolonitė caktohen nė mėnyrė artificiale ēmime tė larta pėr tokėn, me qėllim qė tė pengohet shndėrrimi shumė i shpejtė i punėtorėve me mėditje nė fshatarė tė pavarur.

Por le tė kalojmė nė vendet e vjetra tė qytetėruara, ku kapitali sundon mbi gjithė procesin e prodhimit. Tė marrim, pėr shėmbull, ngritjen e pagės sė punėtorėve tė bujqėsisė nė Angli gjatė kohės prej 1849 deri mė 1859. Cilat qenė pasojat e kėsaj ngritjeje? Fermerėt nuk mundėn, siē do t'i kėshillonte miku ynė Ueston, ta ngrinin vlerėn e grurit; ata nuk mundėn tė ngrinin as edhe ēmimet e tij tė tregut. Pėrkundrazi, ata u shtėrnguan tė pranojnė uljen e tyre. Por gjatė kėtyre 11 vjetėve ata pėrdorėn maqina tė ndryshme, pėrvehtėsuan metoda mė shkencore, njė pjesė tė tokės sė lėruar e shndėrruan nė kullota, i rritėn pėrpjesėtimet e fermave, si dhe pėrpjesėtimet e prodhimit; dhe, pasi pakėsuan me kėto masa dhe me masa tė tjera kėrkesėn pėr punė, duke rritur forcėn e saj prodhuese, ata krijuan pėrsėri njė tepricė relative tė popullsisė fshatare. E tillė ėshtė metoda e pėrgjithėshme, me tė cilėn kapitali nė vendet e vjetra, tė banuara qė prej kohėsh, vepron mė shpejt ose mė ngadalė kundėr ngritjes sė pagės. Rikardo vuri re me tė drejtė, se maqina ėshtė konkurencė tė pėrherėshme me punėn dhe shpesh mund tė pėrdoret vetėm, kur ēmimi i punės arrin njė lartėsi tė caktuar; por pėrdorimi i maqinave ėshtė vetėm njė nga metodat e shumta pėr tė rritur forcat prodhuese tė punės. Po ai zhvillim nga njėra anė, e bėn relativisht tė tepėrt punėn e thjeshtė, nga ana tjetėr, e thjeshtėson punėn e kualifikuar dhe nė kėtė rnėnyrė e ē’vlerėson atė.

 Po ky ligj shprehet edhe nė njė formė tjetėr. Me zhvillimin e forcave prodhuese tė punės akumulimi i kapitalit shpejtohet, me gjithė nivelin relativisht tė lartė tė pagės. Sė kėtejmi mund tė nxjerrim konkluzionin – siē bėri edhe Adam Smithi, nė kohėn e tė cilit industrija e sotme ishte akoma nė moshėn e foshnjėrisė," — se ky akumulim i shpejtuar i kapitalit duhet tė bėjė qė kandari tė rėndojė nė dobi tė punėtorit, sepse ai siguron njė kėrkesė gjithėnjė mė tė madhe pėr punėn e tij. Duke e pranuar kėtė pikėpamje, shumė shkrimtarė tė sotėm ēuditeshin se si ndodhte qė, ndonėse gjatė kėtyre 20 vjetėve tė fundit kapitali anglez ėshtė rritur shumė mė shpejt se popullsija e Anglisė, paga nuk ėshtė ngritur shumė.

 Por njėkohėsisht me pėrparimin e akumulimit bėhet edhe ndryshimi progresiv i strukturės sė kapitalit. Ajo pjesė e gjithė kapitalit, qė pėrbėhet nga kapitali i pėrherėshėm, nga maqinat, nga lėnda e parė, nga mjete tė ndryshme prodhimi, rritet nė mėnyrė progresive nė krahasim me pjesėn tjetėr tė kapitalit, qė harxhohet pėr pagėn ose pėr tė blerė punėn. Ky ligj ėshtė konstatuar nė mėnyrė pak a shumė tė saktė nga z. Barton, Rikardo, Sismondi, nga profesori Riēard Xhons, nga profesori Ramsej, Sherbylje dhe tė tjerė.

Nė qoftė se raporti i kėtyre dy pjesėve pėrbėrėse tė kapitalit nė fillim ishte 1 me 1, me zhvillimin e mėtejshėm tė industrisė ai do tė jetė 5 me 1, etj. Nė qoftė se nga i gjithė kapitali prej 600, 300 harxhohen pėr instrumenta, lėndė tė parė etj. dhe 300 pėr pagėn, atėhere, pėr tė krijuar njė kėrkesė pėr 600 punėtorė nė vend tė 300, duhet qė i gjithė kapitali tė dyfishohet. Por nė qoftė se nga kapitali prej 600, 500 harxhohen pėr maqina, materjale etj. dhe vetėm 100 pėr pagėn, atėhere, pėr tė krijuar njė kėrkesė pėr 600 punėtorė nė vend tė 300, ky kapital duhet tė rritet nga 600 nė 3600. Prandaj me zhvillimin e industrisė kėrkesa pėr punė nuk ecėn krahas me akumulimin e kapitalit. Eshtė e vėrtetė, se ajo rritet, por rritet nė pėrpjesėtime, qė vazhdimisht zvogėlohen nė krahasim me rritjen e tė gjithė kapitalit.

Kėto pak vėrejtje mjaftojnė pėr tė treguar, se vetė zhvillimi i industrisė sė sotme duhet tė bėjė qė pesha e kandarit tė rėndojė gjithėnjė mė shumė nė dobi tė kapitalistit dhe nė dėm punėtorit dhe qė, si rrjedhim, tendenca e pėrgjithėshme e prodhimit kapitalist tė mos shpjerė nė ngritjen e nivelit mesatar tė pagės, por nė uljen e saj, d. m. th. nė uljen e vlerės sė punės pak a shumė deri nė kufirin e saj minimal. Por nė qoftė se nė sistemin e sotėm gjėndja e sendeve ka kėtė tendencė, a do thotė kjo, se klasa punėtore duhet tė heqė dorė nga lufta kundėr sulmeve grabitqare tė kapitalit dhe tė mos bėjė pėrpjekje pėr tė pėrdorur mundėsitė e favorshme tė rastit pėr tė pėrmirėsuar pėrkohėsisht gjėndjen e saj? Nė qoftė se punėtorėt do tė vepronin kėshtu, ata do tė degjeneronin nė njė masė tė varfėrish tė mpitė, tė rraspaktiur dhe pa asnjė shpresė shpėtimi. Besoj, se unė provova, se lufta e punėtorėve pėr nivelin e pagės ėshtė e lidhur ngushtė me gjithė sistemin e punės me mėditje, se pėrpjekjet e punėtorėve pėr tė ngritur pagėn nė 99 raste nga 100 janė vetėm pėrpjekje pėr tė ruajtur vlerėn egzistuese tė punės, dhe se domosdoshmėrija pėr tė luftuar kundėr kapitalistėve pėr ēmimin e punės i ka rrėnjėt nė gjėndjen e punėtorėve, qė i shtėrngon ata tė shesin vehten e tyre si mall. Nė qoftė se punėtorėt do tė prapseshin nga frika nė pėrpjekjet e tyre tė pėrditshme me kapitalin, ata do tė humbisnin pa dyshim aftėsinė pėr tė filluar njė lėvizje mė tė gjėrė.

Njėkohėsisht, edhe nė qoftė se e lėmė krejt mėnjanė skllavėrimin e pėrgjithėshėm tė punėtorėve, qė ėshtė i lidhur me sistemin e punės me mėditje, klasa punėtore nuk duhet t’i mbiēmojė rezultatet e fundit tė kėsaj lufte tė pėrditėshme. Ajo nuk duhet tė harrojė, se nė kėtė luftė tė pėrditėshme ajo lufton vetėm kundėr pasojave, dhe jo kundėr shkaqeve, qė i lindin kėto pasoja; se ajo vetėm e ngadalėson tendencėn, qė keqėson gjėndjen e saj, por nuk e ndryshon drejtimin e kėsaj tendence; se ajo pėrdor vetėm melhemin, por nuk e shėron sėmundjen. Prandaj punėtorėt nuk duhet tė kufizohen vetėm e vetėm me kėto pėrleshje tė pashmangėshme partizane, tė cilat lindin pa rreshtur nga sulmet e paprera grabitqare tė kapitalit ose nga ndryshimet nė gjėndjen e tregut. Ata duhet tė kuptojnė, se sistemi i sotėm, me gjithė varfėrinė, qė sjell me vehte, krijon njėkohėsisht edhe kushtet materjale dhe format shoqėrore, qė janė tė domosdoshme pėr transformimin ekonomik tė shoqėrisė. Nė vend tė parullės konservative: «Pagė tė drejtė pėr njė ditė pune tė drejtė», punėtorėt duhet tė shkruajnė nė flamurin e tyre parullėn revolucionare: «Zhdukja e sistemit tė punės me mėditje».

Pas kėtij shtjellimi shumė tė gjatė dhe, ndoshta, edhe tė Iodhshėm qė unė kam qėnė i shtėrnguar tė bėj pėr tė sqaruar ēėshtjen kryesore, unė po e pėrfundoj referatin tim, duke propozuar kėtė rezolucion:

1) Ngritja e pėrgjithėshme e nivelit tė pagės shpie nė rėnien e normės sė pėrgjithėshme tė fitimit, por nė pėrgjithėsi nuk ndikon mbi ēmimet e mallrave.

2) Tendenca e pėrgjithshėme e prodhimit kapitalist nuk shpie nė ngritjen, por nė uJjen e nivelit mesatar tė mėditjes.

3) Tred-unionet veprojnė me sukses si qendėr qėndrese kundėr sulmeve tė kapitalit. Nė shumė raste nuk kanė sukses, sepse nuk pėrdorin drejt forcėn e tyre. Pėrgjithėsisht ato nuk godisin aty, ku duhet sepse kufizohen mee luftėn partizane kundėr pasojave tė sistemit ekzistues, nė vend qė tė pėrpiqen njėkohėsisht edhe pėr ta ndryshuar atė dhe pėr tė pėrdorur forcat e tyre tė organizuara si njė levė pėr ēlirimin pėrfundimtar tė klasės punėtore, d.m.th. pėr zhdukjen pėrfundimtare tė sistemit tė punės me mėditje.

 

 ___________________________

[1] Punėtori anglez Xhon Ueston mbrojti nė Kėshillin e Pėrgjithėshėrn tė Shoqatės Ndėrkombėtare tė Punėtorėve tezėn, se rritja e pagės nuk mund ta pėrmirėsojė gjėndjen e punėtorėve dhe se veprimtarija e tred-unioneve duhet quajtur e dėmshme

[2] origjinal ka njė Iodėr rjalėsh, qė nuk mund tė pėrkthehet: spoon lugė dhe sylesh, spoony budalla, i poshtėr, Red.

[3] Bill – ligj i dalė nga parlamenti angelz. Red. Pėrkth.

[4] Ligjet mbi maksimumin u nxorėn nga Konventa jakobine nė kohėn e reovlucionit borgjez tė Francės, mė 1793. Kėto ligje caktonin ēmimeve fikse maksimale pėr mallrat dhe maksimumin e pagės. Red.

[5] Kėtu Marksi e ka shkruar gabim; mbiemri i ekonomistit, qė pėrmend Marksi, nuk ėshtė Nyman, por Nymarē. Red.

[6] Nė tekst lojė fjalėsh e papėrkthyeshme: ide fikse – fixed ideas, i pandryshueshėm – fixed. Red.