K. Marks dhe F. Engels

 

Manifesti i Partisė Komuniste

Parathėnie e Botimiy Rushisht tė Vitit 1882

 

 


Shkruar:  21 janar 1882 nga Karl Marks dhe Fridrih Engels.
Burimi: K. Marks, F. Engels. Vepra Tė Zgjedhura, Ne Dy Vėllime. Tiranė, «8 Nėntori», 1975. Vellimi I, f. 13-14.
Ky publikim: Marxists.org, 16 shkurt 2013.


 

 

Botimi i parė rusisht i «Manifestit tė Partisė Komuniste», pėrkthyer nga Bakunini, doli nė fillim tė dhjetėvjetėshit 1860- -1870; u botua nė shtypshkronjėn «Kollokoll». Nė atė kohė botimi rusisht i «Manifestit» mund tė dukej nė Perėndim vetėm si njė kuriozitet letrar. Sot ėshtė ndryshe.

Se sa pak ishte pėrhapur asokohe (dhjetor 1847) lėvizja e proletariatit, e tregon mė sė miri kapitulli i fundit i «Manifestit »: «Qėndrimi i komunistėve kundrejt partive tė ndryshme opozitare nė vendet e ndryshme». Aty nuk zihen nė gojė pikėrisht Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo ishte koha kur Rusia pėrbėnte rezervėn e fundit tė madhe tė gjithė reaksionit evropian dhe kur emigrimi nė Shtetet e Bashkuara pėrpinte forcat e tepėrta tė proletariatit evropian. Qė tė dyja kėto vende e furnizonin Evropėn me lėndė tė para dhe shėrbenin nė tė njėjtėn kohė si treg pėr shitjen e prodhimeve tė saj industriale. Kėshtu qė tė dyja kėto vende asokohe ishin nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr mburoja tė regjimit qė ekzistonte nė Evropė.

Sa ka ndryshuar sot gjithė kjo! Pikėrisht imigrimi evropian ndihmoi qė nė Amerikėn Veriore tė zhvillohej shumė prodhimi bujqėsor, i cili me konkurrencėn e vet po e trondit nga themelet pronėn e madhe dhe tė vogėl tė tokės nė Evropė. Ai, pėrveē kėsaj, u dha mundėsi Shteteve tė Bashkuara t'i pėrvishen shfrytėzimit tė burimeve tė tyre tė pasura pėr zhvillimin industrial nė pėrpjesėtime tė tilla dhe me njė energji tė tillė, qė brenda njė kohe tė shkurtėr duhet t'i japin fund monopolit industrial tė Evropės Perėndimore dhe sidomos tė Anglisė. Vetė kėto dy rrethana ndikojnė, nga pikėpamja revolucionare, edhe mbi Amerikėn. Prona e tokės e vogėl dhe e mesme e fermerėve, baza e gjithė sistemit tė saj politik, po mposhtet dalėngadalė nga konkurrenca e fermave tė mėdha; nė tė njėjtėn kohė nė qarqet industriale po zhvillohet pėr herė tė parė njė proletariat i madh nė numėr dhe po bėhet njė koncentrim pėrrallor kapitalesh.

Tė kalojmė te Rusia! Nė periudhėn e revolucionit tė vjetėve 1848-1849 jo vetėm monarkėt evropianė, por edhe borgjezėt evropianė ndėrhyrjen ruse e shikonin si tė vetmin shpėtim nga proletariati, i cili porsa kishte filluar tė zgjohej. Ata e shpallėn carin udhėheqės tė reaksionit evropian. Tani ai ėshtė mbyllur nė Gatēinė, si rob i revolucionit, dhe Rusia sot ėsht. bėrė reparti pararojė i lėvizjes revolucionare nė Evropė.

Detyra e -Manifestit komunist» ishte tė shpallte zhdukjen e afėrt dhe tė pashmangshme tė pronės sė sotme borgjeze. Por nė Rusi krahas me zhvillimin e ethshėm tė kapitalizmit, dhe krahas me pronėn borgjeze tė tokės, qė vetėm tani po formohet, ne vėmė re se mė tepėr se gjysma e tokės ėshtė prone e pėrbashkėt e fshatarėve. Tani del pyetja: a mundet vallė obshēina ruse — kjo formė tepėr e shkatėrruar e zotėrimit tė pėrbashkėt primitiv tė tokės — tė kalojė menjėherė nė formėn mė tė lartė, nė formėn komuniste tė zotėrimit tė tokės? Apo, pėrkundrazi, ajo duhet tė kalojė nė fillim po atė proces dekompozimi qė ka karakterizuar zhvillimin historik tė Perėndimit?

E vetmja pėrgjegje, qė mund t'i jepet sot kėsaj pyetjeje, ėshtė kjo: nė qoftė se revolucioni rus do tė shėrbejė si njė sinjal pėr revolucionin proletar nė Perėndim, nė mėnyrė qė tė plotėsojnė njėri-tjetrin, atėherė prona e sotme e pėrbashkėt e tokės nė Rusi mund tė jetė pikėnisja e zhvillimit komunist.

Londėr, 21 janar 1882

Karl Marks. Fridrih Engels