K. Marks dhe F. Engels

 

Manifesti i Partisė Komuniste

Parathėnie e Botimiy Gjermanisht tė Vitit 1872

 

 


Shkruar:  24 qershor 1872 nga Karl Marks dhe Fridrih Engels.
Burimi: K. Marks, F. Engels. Vepra Tė Zgjedhura, Ne Dy Vėllime. Tiranė, «8 Nėntori», 1975. Vellimi I, f. 11-12.
Ky publikim: Marxists.org, 16 shkurt 2013.


 

 

«Lidhja e Komunistėve», organizata ndėrkombėtare e punėtorėve, e cila nė kushtet e atėhershme, natyrisht, mund tė ishte vetėm njė organizatė e fshehtė, nė kongresin qė u mbajt nė nėntor tė vitit 1847 nė Londėr, i ngarkoi tė nėnshkruarit tė pregatisnin pėr botim njė program tė hollėsishėm teorik e praktik tė partisė. Kėshtu lindi ky «Manifest», dorėshkrimi i tė cilit u dėrgua nė Londėr pėr t'u shtypur pak javė pėrpara revolucionit tė shkurtit. I botuar pėr herė tė parė gjermanisht, «Manifesti» pati nė kėtė gjuhė tė paktėn dymbėdhjetė botime 'tė ndryshme nė Gjermani, nė Angli dhe nė Amerikė. Anglisht ai doli pėr herė tė parė mė 1850 nė Londėr nė «Red Republican», pėrkthyer nga mis Elen Makfarlein, pastaj mė 1871, tė paktėn nė tri pėrkthime tė ndryshme, — nė Amerikė. Frėngjisht ai doli pėr herė tė parė nė Paris, pak kohė pėrpara kryengritjes sė qershorit 1848 dhe tani vonė — nė «Le Socialiste» tė Nju-Jorkut. Ėshtė duke u pregatitur njė pėrkthim i ri. Polonisht ai doli nė Londėr pak kohė pas botimit tė parė gjermanisht. Rusisht ai doli nė Gjenevė nė dhjetėvjetėshin 1860- -1870. Danisht ai u pėrkthye gjithashtu pak kohė pas daijes sė tij nė dritė.

Megjithėse kėta njėzet e pesė vjetėt e fundit gjendja ka ndryshuar shumė, parimet themelore tė pėrgjithshme qė zhvillohen nė kėtė «Manifest» mbeten, nė tėrėsi, fare tė drejta edhe sot e kėsaj dite. Nė disa vende do tė ishte nevoja tė bėhej ndonjė korrigjim. Zbatimi praktik i kėtyre parimeve themelore, sikurse e thotė vetė «Manifesti», do tė varet kudo dhe kurdoherė nga kushtet historike ekzistuese, dhe prandaj masat revolucionare, tė propozuara nė fund tė kapitullit II, nuk duhen parė si tė mjaftueshme nė vetėvete. Sot kjo pjesė, nė shumė drejtime, do tė tingėllonte ndryshe. Pėr shkak tė zhvillimit tė fuqishėm qė mori industria e madhe kėta njėzet e pesė vjetėt e fundit dhe tė zhvillimit tė njėkohshėm tė organizimit tė partisė tė klasės punėtore, pėr shkak tė eksperiencės praktike qė u fitua nė fillim nga revolucioni i shkurtit, pastaj, nė njė shkallė edhe mė tė madhe, nga Komuna e Parisit 6, kur pėr herė tė parė pushteti politik pėr dy muaj rresht u ndodh nė duart e proletariatit, ky program tani vende-vende ėshtė vjetruar. Komuna provoi sidomos se «klasa punėtore nuk mund ta shtjerė nė dorė tė gatshme maqinėn shtetėrore dhe ta vėrė atė nė lėvizje pėr qėllimet e veta» (shih «Lufta civile nė Francė. Thirrja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Shoqatės Ndėrkombėtare tė Punėtorėve», botimi gjermanisht, f. 19, ku ky mendim ėshtė zhvilluar nė mėnyrė mė tė plotė). Pastaj kuptohet vetėvetiu se kritika qė i bėhet letėrsisė socialiste nuk ėshtė e plotė pėr kohėn e sotme, meqė ajo arrin vetėm deri nė vitin 1847; kuptohet.gjithashtu vetėvetiu se ato qė thuhen pėr qėndrimin e komunistėve kundrejt partive tė ndryshme opozitare (kapitulli IV). ndonėse nė vija tė pėrgjithshme janė tė drejta edhe pėr kohėn e sotme, pėrsa i pėrket zbatimit tė tyre praktik janė vjetruar, sepse gjendja politike ka ndryshuar fare dhe shumica e partive qė pėrmenden atje, ėshtė fshirė nga faqja e dheut prej zhvillimit historik.

Por -Manifesti» ėshtė njė dokument historik, tė cilin ne s'kemi mė tė drejtė ta ndryshojmė. Ndoshta nė njė botim tė ardhshėm mund t'i shtohet njė hyrje, e cila tė pėrfshijė periudhėn prėj vitit 1847 deri nė ditėt tona; ky botim i «Manifestit» qe aq i papritur pėr ne, saqė nuk patėm kohė pėr njė punė tė tillė.

Londėr, 24 qershor 1872 Karl Marks. Fridrih Engels